BIODIVERSITETI

BIODIVERSITETI

Jeshkët e Nemuna janë ndër masivet malore më të rralla dhe më karakteristike të Ballkanit për sa i përket begatshmërisë floristike, faunistike dhe vegjetative. Edhe pse në aspektin hapësinor Bjeshkët e Nemuna i takojnë regjionit me klimë kontinentale, këto janë edhe nën ndikimin e klimës mesdhetare, përkatësisht submesdhetare e cila depërton përmes luginës së Drinit të Bardhë. Kështu, në pjesët e ulëta të këtij masivi malor paraqitet klima e modifikuar mesdhetare, ndërsa në pjesët më të larta ajo alpine. Ky gërshetim i klimës submesdhetare dhe asaj kontinentale kanë krijuar një kompleks të ndërlikuar të kushteve ekologjike që kanë mundësuar paraqitjen dhe ekzistencën e florës dhe vegjetacionit të be- gatshëm dhe të llojllojshëm me prani të formave drunore, shkurrore dhe barishtore, ndër të cilat një numër i konsideruar i tyre janë relikte, endemorelikte dhe endemike autoktone, të Ballkanit dhe Evropës. Pos kësaj, në këtë numër nuk janë të përfshira hulumtimet për myshqet, likenet dhe kërpudhat.

 

Flora e Bjeshkëve të Nemuna
Bjeshkët e Nemuna karakterizohen me diversitet floristik të jashtëzakonshëm dhe paraqes- in një nga qendrat floristike të Ballkanit, sidomos në aspektin e endmizmit floristik. Flora vaskulare e tyre në pjesën e Kosovës përbëhet prej 1,611 taksoneve (lloje dhe nënlloje): 435 gjini, 105 familje, 50 rende dhe 6 klasë. Sipas të dhënave në majat e larta të Bjeshkëve të Nemuna si Gjervica, Bjeshkët e Lumëbardhit në Gurin e Verdhë, Koprivnik, Neqinat gjenden 255 lloje dhe nënlloje endemike të Ballkanit. Nga flora e Bjeshkëve të Nemuna, 19 taksone bimore janë futur në Listën e Kuqe të Bimëve të Kërcënuara (IUCN, 1997). Në Bjeshkët e Nemuna numri i tyre është mbi 90 lloje endemike.

 

Disa nga llojet tendemike të Ballkanit në Bjeshkët e Nemuna
1. Shmanga shqiptare (Crepis albanica)
2. Draba e Korabit (Draba korabensis)
3. Cerasti dinarik (Cerastium dinaricum)
4. Burgulli maqedonas (Sempervivum macedonicum)
5. Qumështorja malazeze (Euphorbia montenegrina)
6. Zambaku shqiptar (Lilium albanicum)
7. Lëpjeta e ballkanit (Rumex balcanicus)
8. Zhabina shqytake (Ranunculus scutatus)
9. Mëlaka bullgare (Geum bulgaricum )
10. Vjollca pak e hijshme (Viola elegantula )
11. Linguistiku shqiptar ( Ligusticum albanicum)
12. Lulepllumbi i bonopartes (Fumaria bonopartei)
13. Arrëzi i Arduinit (Teucrium arduini).

 

Disa nga llojet endemike të Kosovës në Bjeshkët e Nemuna

 

1. Burgulli i Koshaninit (Sempervivum kosaninii)
2. Cefalaria e Pashtrikut (Cephalaria pastricensis)
3. Arrithja e Fialit (Astragalus fialae)
4. Akoniti i Rusolisë (Aconitum pentheri)
5. Manaferra e Pejës (Rubus ipecensis)
6. Iriqëza e Sharrit (Saxifraga scardica)
7. Vulfenia e Bleçiqit (Wulfenia blecicii)
8. Kokoçeli (Centaurea nervosa)
9. Tsalpi (Thlaspi cuneifolium)
10. Listra e Rohleries (Thymus rohlenae)

 

Fauna e Bjeshkëve të Nemuna
Bjeshkët e Nemuna karakterizohen me një faunë mjaft të pasur, heterogjene, endemike dhe shumë interesante. Kjo pasuri faunistike e Bjeshkëve të Nemuna si i masivit më të madh në Ballkan, është rezultat i ndikimeve të shumta të regjionit mesdhetar, euro-siberian dhe atij nordiko-alpin, si dhe i ndryshimeve të shpeshta të kushteve ekologjike në të kaluarën. Në territorin e Bjeshkëve të Nemuna mund të gjenden lloje të gjitarëve dhe shpendëve e që janë mjaftë të rrallë për rajonin e Ballkanit dhe më gjerë. Shumë prej tyre janë lloje relikte, endemike, të kërcënuara nga zhdukja dhe për këtë arsye gjenden në listat ndërkombëtare të mbrojtjes.
Fauna e Bjeshkëve të Nemuna në bazë të hulumtimeve të gjertanishme përbëhet prej: 8 lloje të peshqve, 13 lloje ujëtokësorë, 10 lloje rrëshqitës, 148 lloje shpendësh (mendohet të ketë mbi 200 lloje), 37 lloje gjitarësh. Në Bjeshkët e Nemuna jetojnë edhe 129 lloje fluturash nga rendi Lepidoptera që e bëjnë rajonin ndër më të pasurit në Evropë për çka është identifikuar edhe si PBA (Primeary Buterfly Area).
Llojet më reprezentative të faunës së Kosovës që jetojnë në territorin e Bjeshkëve të Nemu- na janë: rrëqebulli (Lynx lynx), ariu i murrmë (Ursus arctos), kaprolli (Capreolus capreolus), dhia e egër (Rupicapra rupicapra), shqiponja e maleve (Aquila chrysaetos), fajkoi thonjëbard- hë (Falco naummani), pulegra (Tetrao urogallus), picërraku alpin (Salamandra atra), vidra (Lutra lutra), ujku (Canis lupus), macja e egër (Felix sylvestris) etj.
Për shkak të pasurisë së madhe me shpendë, si dhe kalimit të rrugëve migratore nëpër zonë, Bjeshkët e Nemuna janë konstatuar edhe si IBA rajone (IBA- Important Bird Areas).