PARQET NACIONALE

PARQET KOMBËTARE

Parku kombëtar – „Bjeshkët e Nemuna“, Kosovë

Bjeshkët e Nemuna në Kosovë shtrihen në drejtim veri-jug, në gjatësi prej 50 km dhe gjerësi 26 km. Në anën e Kosovës ngritën drejt fundit të rrafshit (500-600 m) dhe arrijnë lartësinë mbidetare prej mbi 2000 m, me lugina të thella të lumenjve Lumëbardhi dhe Erenik deri në kufirin jugor me lumin Drin.

Masivi bjeshkor i Bjeshkëve të Nemuna përbëhet nga tri pjesë:
Pjesën veriore – e pёrbёjnë malet që ndodhen nё veri dhe verilindje tё Lumëbardhit tё Pejës, e cila fillon me Moknёn. Prej Moknёs, ky brez malor shmanget nё drejtim tё jug- perëndimit dhe shkon deri te Maja e Re (1,812m), e nga kёtu zgjatet nё perëndim dhe vazhdon përmes Majës Pogled (2,155 m) nё Zhleb me Majën e Rusolisё (2,381m). Këtij grupi, mё tutje nё perëndim i takojnë edhe Shtedimi (2,272m), Maja e Kralanit (2300m), Hajla (2,400m), Mali i Shishkёs me Majёn e Hasanit (1,871m), Mali i Begut me Majën e Volljakut (2,015) dhe Peklena (1,376m).
Pjesën qendrore – e pёrbёjnë malet ndërmjet Lumëbardhit tё Pejës dhe të Deçanit: Ko- privniku me Kërshin e Çvrles (2,460m), Bjeshkët e Strellcit me Majën e Strellcit (2,377m), Qafa e Mylishevcit. Mё nё pёrёndim, kёsaj pjese i takojnë Bjeshkët e Lumbardhit me Ma- jen Guri i Kuq (2,522m), Malet e Neçinatit (2,341 m), Rroshkodoli dhe Maja e Plakut (2,426m).

Pjesa jugore dhe jugpёrendimore tё Lumbardhit tё Deçanit e pёrbёjnë: Bjeshka e Deçan- it, Bjeshka e Vokshit (1,641m), Bjeshka e Junikut me Majёn Rrasa e Zogut (2,296m), Gjer- avica (2,656m), Bogiçet (2,103m), Maja e Ropsit (2,505m), Maja e Qenit (2,406m) dhe Marjashi (2,530m).

Parku kombëtar “Bjeshkët e Nemuna” i karakterizon prania e 1000 specieve bimore relikte, endemo-relikte dhe endemike autoktone të Ballkanit dhe të Evropës, duke përjashtuar myshqet, likenet dhe kërpudhat.

Brenda zonave alpine dhe sub-alpine ndodhen 33 specie endemike, 6 specie sub-endemike, 128 specie endemike të Ballkanit, të cilat kanë vlerën shkencore, ekonomike dhe mjekësore. Në territorin e Kosovës janë regjistruar gjithsej 26 specie endemike nga të cilat në territorin e parkut mund të gjejmë 11. Lloje endemike të Ballkanit janë 18. Në bazë të Librit të Kuq të florës vaskulare të Republikës së Kosovës, 126 specie janë të cenuara, kurse 6 specie janë në Listën e Kuqe të Evropës së UNESCO-s, Nju Jork, 1991.

Për sa i përket pasurisë së florës, Parku kombëtar Bjeshkët e Nemuna i karakterizon edhe pasuria e faunës, me lloje endemike dhe relikte. Fauna përbëhet nga: 8 lloje të peshkut, 13 lloje të amfibeve, 10 lloje të zvarranikësh, 148 lloje të shpendëve, 37 lloje të gjitarëve, si dhe 129 lloje të fluturave vetëm nga rendi Lepidoptera. Deri sot janë vërejtur 148 lloje të shpendëve, por konsiderohet se janë mbi 200 lloje me rëndësi ndërkombëtare dhe prandaj Bjeshkët e Nemuna janë identifikuar edhe në Listën ndërkombëtare të IBA-s.

Liqeni Gjeravica

Liqeni Gjeravica ndodhet në majën e Gjeravicës, në rreth 220 m të lartësisë mbidetare. Ka formën e dhëmbit dhe është burimi i lumit Erenik që ulet në Rrafshin e Dukagjinit në perëndim të Kosovës. Liqeni është i njohur për salamandrat që ushqehen me insekte që fluturojnë mbi sipërfaqen e ujit të liqenit, liqenit që ka thellësinë maksimale prej 3.8 metra me sipërfaqe prej 2 hektarëve.

Parku kombëtar – Bjeshkët e Nemuna, Mal i Zi

Parku kombëtar Bjeshkët e Nemuna është parku më i ri në Mal të Zi, por edhe në zonën e Harkut Dinarik. Zyrtarisht është shpallur për park kombëtar në vitin 2009, kryesisht për pasuri të florës dhe të faunës që këtë zonë e karakterizon si qendër të diversitetit të bjeshkëve të larta. Përveç kësaj, karakteristikat e Bjeshkëve të Nemuna janë edhe relievi specifik dhe pasuria ujore. Në këtë kuptim, veçohen liqenet akullnajore: Hrid, Visitorit, Ropsit, Tatarit, Bjellajë, liqeni i vogël në Majën e Podgojs, liqeni i vogël në Treskavc, Kolindar, si dhe rrjedhat ujore të vogla dhe të mëdha, përrenjtë dhe burimet e ujit të pijshëm dhe ujit mineral, lumenjtë, ujërat nëntokësore dhe bërrakat bjeshkore. Relievi i Bjeshkëve të Nemuna është i dhëmbëzuar, me kreshta të shumta, gryka, shpata të pjerrëta, lugina të lumenjve të tipit alpin dhe me fenomene natyrore të tjera.

Për shkak të bukurisë së vetë, paqasshmërisë, biodiversitetit të pasur, Parku kombëtar Bjeshkët e Nemuna shndërrohet në destinacionin e preferuar për një numër gjithë e më të madh të turistëve, adhuruesve të natyrës, posaçërisht të alpinistëve. Destinacioni i preferuar dhe pikënisja për të gjitha shtigjet e shënuara në park janë dy lugina të gjera, me kornizë prej majave të bjeshkëve – Gërbajë dhe Ropojana. Pamjet dhe panoramat me të ilat mund të kënaqeni kur të arrini majat më të larta të Bjeshkëve të Nemuna thjesht janë mbresëlënëse. Shtigjet bjeshkore më të popullarizuara çojnë deri tek Vollushnica (1879m), Talijanja (2056m) dhe Popadia(2057m). Nga ana tjetër, shtigjet sfiduese dhe tërheqëse çojnë deri tek majat më të larta të Bjeshkëve të Nemuna në Mal të Zi, siç janë Kollata e Keqe, Karanfili dhe Oçnjak. Po ashtu, gjatë vizitës së Parkut kombëtar, nuk duhet ta lini pa e vizituar Liqenin Hrid, ujëvarën Grle, Synin Skakavica, që veçohen si vendet të cilat turistët i vizitojnë më së shumti.

Kur bëhet fjalë për pasurinë e biodiversitetit, fakti që lënë përshtypje është se në PK Bjeshkët e Nemuna ka më shumë se 2000 specie të ndryshme bimore, që është gjysma e numrit të përgjithshëm të florës në Mal të Zi dhe gati një e pesta e gjithë florës ballkanike. Parku kombëtar është i pasur me pyje, dhe gati gjysma e tyre e kanë karakterin e pyllit të lashtë të paprekur. Po ashtu, në Bjeshkët e Nemuna është regjistruar një numër i madh i endemive që përbëjnë një pjesë të konsiderueshme të florës endemike të Gadishullit Ballkanik.

Bota shtazore po ashtu është e llojllojshme. Parku kombëtar Bjeshkët e Nemuna dallohet si qendra më e rëndësishme e diversitetit të herpetofaunës. Kur bëhet fjalë për ornitofaunën, në këtë zonë janë regjistruar mbi 180 lloje të shpendëve, gjë që Bjeshkët e Nemuna i bënë masiv bjeshkor me ornitofaunë më të pasur në Mal të Zi, dhe jo vetëm, por edhe më gjerë. Tërheq vëmendjen edhe fakti që në këtë zonë është regjistruar prania e llojeve të cenuara dhe të mbrojtura të gjitarëve. Në pyjet e Bjeshkëve të Nemuna mund të hasni: lepurin, ujkun, ariun, derrin e egër, dhinë e egër, kaprollen. Habitatet e tyre janë zonat e bjeshkëve të larta, luginat Ropojanë dhe Gërbajë, komplekset pyjore, liqenet dhe lumenjtë bjeshkore.

Në territorin e parkut ndodhen edhe rezervatet e natyrës, respektivisht zonat me vlera të jashtëzakonshme natyrore që e meritojnë vëmendjen e posaçme floristike dhe ambientale-estetike – Liqeni Hrid dhe Vollushnica.