Për Ne

PËR PROJEKTIN „ZHVILLIMI I EKOTURIZMIT NË ALPET BALLKANIKE“

Me qëllim që të arrihet zhvillimi i qëndrueshëm i rajonit ndërkufitar përmes potencialeve të përbashkëta turistike të bazuara mbi trashëgiminë natyrore dhe kulturore, është krijuar projekti ndërkufitar “Zhvillimi i ekoturizmit në Alpet Ballkanike”. Aktivitetet e planifikuara kontribuojnë cilësisë dhe llojllojshmërisë së shërbimeve, formimit dhe promovimit të ofertë së përbashkët turistike si dhe sigurisë më të madhe të vizituesve të Parkut kombëtar Bjeshkët e Nemuna në mal të Zi dhe Parkut kombëtar Bjeshkët e Nemuna në Kosovë.

Pikërisht për shkak të terrenit jo të qasshëm dhe specifik që e karakterizon këtë zonë, përveç krijimit të ofertës turistike, fokusi i projektit është edhe tek siguria e turisteve. Shumë ndërhyrje për shpëtim të turisteve të humbur ose të lënduar kanë treguar nevojën për rivendosjen e infrastrukturës turistike, ashtu që gjithsej 50 km të shtigjeve alpiniste do të vlerësohen nga aspekti i sigurisë dhe do të rindërtohen.
Po ashtu, vëmendja e posaçme i është kushtuar ndërtimit të kapaciteteve profesionale të ofruesve të shërbimeve turistike, përforcimit të kapaciteteve të komuniteteve lokale dhe sektorit privat me qëllim të zhvillimit të ofertës së veçantë turistike dhe rritjes së sigurisë së turisteve. Është e dukshme mungesa e udhëtreguesve alpinistë të trajnuar, për çfarë, po ashtu, dëshmon edhe frekuenca e fatkeqësive që ndodhin në bjeshkët. Prandaj, projekti ofron trajnimin për udhëtreguesit e specializuar përmes trajnimit alpinist të përbashkët për shpëtim, në mënyrë që të përmirësohet bashkëpunimi ndërkufitar gjatë aksioneve të shpëtimit dhe ndihmës që u ofrohet turisteve të humbur dhe të lënduar. Trajnimi kryhet në bashkëpunim me institucionet relevante kombëtare nga të dy anë të kufirit, posaçërisht me kujdestarët, udhëtreguesit e parqeve kombëtare dhe shërbimet e mbrojtjes dhe shpëtimit. Ky segment i zhvillimit të turizmit në mënyrë të shtuar është nxitur me rikonstruksionin e Qendrës për shpëtim që do të formohet në mes të vitit 2021. Qendra do të përmbajë të gjithë pajisjet teknike dhe mjekësore, këto që do të sigurojnë reagimin më të shpejt dhe më efikas të shpëtimtarëve, në rast se lind nevoja për ndërhyrje të tyre.
Duke marrë në konsideratë se flasim për destinacionin që është ideal për adhuruesit e natyrës, i pasur me lloje lokale endemike dhe të cenuara të bimëve, shpendëve dhe të gjitarëve, në mënyrë të intensifikuar do të punohet për promovim të turizmit të bazuar mbi natyrë. Në lidhje me këtë janë planifikuar trajnimet për udhëtreguesit nga fusha e biodiversitetit, sip janë vrojtimi i shpendëve, mbledhja e bimëve shëruese, kërpudhave.

Projekti mundëson që turistet t՚i kanë në dispozicion informacionet në lidhje me mundësitë e pushimit në hapësirë, qëndrimit në natyrë, si dhe itineraret interesante që do të japin propozime kreative dhe përmbajtëse të udhëtimeve disaditore, nga momenti i nisjes deri tek momenti i ardhjes, pikat ku do të ndalohet për pushime, si dhe opsionet për aktivitete të ndryshme në hapësirë të jashtme. Para Organizatave turistike të komunave të Gucisë dhe të Deçanit do të vendosen ekranet interaktive që do të përmbajnë të gjitha informacionet e nevojshme mbi ofertën turistike të zonës dhe rrjetin e destinacioneve që ia vlen të vizitohen.

Projektin e zbatojnë Qendra për ruajtje dhe studim të shpendëve në bashkëpunim me Shërbimin malor të shpëtimit të Malit të Zi, si dhe me partnerët nga Kosova – Kosovo Advocacy and Devolopment Centar (KADC) dhe Shoqata Bjeshkatare dhe Alpiniste „Pashtriku”. Ky projekt është financuar nga Bashkimi evropian, përmes IPA II Programi Mali i Zi – Kosova 2014-2020 dhe Ministria e administratës publike të Malit të Zi.