Shtigjet për çiklizëm – plavë dhe guci

Nëse jeni kënaqur me çiklizëm nëpër zona të tjera të Malit të Zi, atëbotë Plava dhe rrethina e saj nuk do t՚ju zhgënjejë, për ndryshe, do t՚ju ofrojë një frymëzim të ri.

Por, edhe nëse dëshironi që për herë të parë në dy rrotë të ndjeni bukurinë e trevave malazeze, kjo zonë është një vend shumë i mirë për një gjë të tillë. Këtu do të gjeni shtigjet e lehta dhe argëtuese për fillestarët, por edhe ato pak më të vështira, për “praktikantët” e dashurisë sipas formulës “bjeshkët + dy rrota”, dhe më në fund aty janë edhe shtigjet të cilat do t՚i kënaqin edhe ata çiklistë që kanë shumë përvojë në çiklizmin alpin.

Nuk janë vetëm kilometrat dhe ajri i pastër ata që ju përkon këtu: rajoni i Plavës është një dysheme e endur me fije magjepse të gjelbra dhe të kaltra, një mozaik i kulturave, dokeve dhe zakoneve, religjioneve dhe historisë interesante, është shtëpi e njerëzve mikpritës dhe një thesar gastronomik.

Në jug vargmali i fuqishëm i Bjeshkëve të Nemuna ku me trimëri drejtohen luginat e Gërbajës dhe Ropojanës, në anë veriore, si një kundërpeshë dhe kontrapunkt ngjitet profili i leckosur dhe i rrumbullakosur i Visitorit, ndërsa në mes shkëlqen kaltërsia e Liqenit të Plavës brishtësia iluzore e të cilit mund të gënjejë shumë lehtë: pasi kjo vrimë e kaltër dhe e paq, si një gropë në fund të vaskës i thithë edhe Bjeshkët e Nemuna edhe Visitorin në vorbull, në rrotullim përreth vetës. Dhe nuk i thithë vetëm këto por edhe qytezat e Plavës dhe të Gucisë, vendasit, kullotat dhe kuajt që ndodhen në këto kullota, aromat gastronomike të barit dhe aromën shëruese të qebapëve… të gjitha këto pa ndërprerje kullohen në liqe, pa u derdh kurrë nga aty, dhe çdoherë ka mjaft që të shpaloset një ditë e re mbi luginën e Plavës.

Rekomandojmë që nga faqja e internetit www.pedalaj.me të shkarkoni GPS bazën e të dhënave e cila do t՚ua lehtësojë shumë edhe alpinizmin edhe orientimin në terren, duke u ofruar një liri më të madhe nëse keni dëshirë që në vend të ndryshoni planet, nëse dëshironi që nga një shteg të kaloni tek shtegu tjetër, që të shkurtoni ose të zgjatni vozitjen – pa pas nevojë të brengoseni për drejtime.

Nëpër territorin e komunave të Plavës dhe të Gucisë kalon edhe një nga shtigjet çikliste madhështore  – Lindja magjike (TT3).