Kulla e Demë Ali Pozharit

Kulla e Demë Ali Pozharit i cili ka hyrë në analet e historisë moderne si njëri ndër luftëtarët më të devotshëm dhe ndër organizatorët e ideologët e lëvizjes kombëtare të kohës, gjendet në fshatin Pozhar të komunës së Deçanit, Është ndërtuar në vitin 1885 nga të parët e Dëmës, përkatësisht bijtë e Mehmet Alisë; Rames, Alisë dhe Sylë Mehmetit.
Ndërtesa është ndërtuar mbi themelet e Çardakut të Mehmet Alisë, dhe që nga dita e parë e deri më 1999 doli të jetë jetë kala rezistence për mbrojtjen e atdheut brez pas brezi.

Kulla trekatëshe (sipas njësimit popullor) që i takon tipit kullë me elemente të stilit neoklasik është ndërtuar nga muratorët dibran, por druri është punuar më një mjeshtri të rrallë nga drugdhendësit vendor.
Kishte funksion të banimit, shtrihej në tre etazhe ku çdo ambient ka pasur funksion të caktuar. Në përdhese ndodhej magazina, në kat odat e banimit, kurse në katin më të lartë gjendej oda e burrave që njihej si një ndër odat më të bukura të Dukagjinit.

Ndërtesa kishte konstruksion druri, e çati të thjeshtë katërujore të mbuluar me tjegulla.
Ndërtimi është realizuar kryesisht nga gurët e latuar dhe paksa të latuar dhe i takon teknikës rustika.

Kulla ka vlera të veçanta arkitekturore por edhe historike,meqë përgjatë gjithë historisë ishte vendtakim i ideologëve të njohur të kombit shqiptar dhe prijësve të çetave të luftërave, ku edhe vet Mehmet Alia ishte prijës i fisit Berishë.

Në mesin e shumë patriotëve në kullë qëndruan edhe Bajram Curri, Jakup Ferri, Shemsi Ferri, Ilaz Agushi e personalitete të tjera të kohërave të ndryshme.
Vlen të ceket se gjatë viteve 1915-1918 shkolla e parë shqipe në Pozhar ishte vendosur në kullën e Ali Mehmetit dhe në Mejtepin e fshatit përballë kullës. Poashtu Xhamia e fshatit është financuar e ndërtuar në pronën e kësaj familje.
Kulla u dogj katër herë nga pushtuesit, serb, në vitin 1912, 1918,1944, 1998. Dhe katër herë pas djegies u rindërtua.
Pas restaurimit nga MKRS në vitin 2012 kullës iu kthye pamja origjinale.Pra ka ruajtur të pacenuar autenticitetin edhe pas restaurimit.
Ndërtesa në saje të së kaluarës së saj të lavdishme kombëtare dhe faktit se ishte kala rezistence për mbrojtjen e atdheut brez pas brezi, paraqet vlera të veçanta historike, meqë përgjatë gjithë historisë ishte vendtakim i ideologëve të njohur të kombit shqiptar dhe prijësve të çetave të luftërave në periudha të ndryshme historike

Kulla e Demë Ali Pozharit mbetet një shembull tipik i kullës trekatëshe të Dukagjinit, me dyshekllëk guri që del nga i gjithë perimetri i murit ballor dhe anësor.
Monumenti ka vlera të veçanta arkitekturore, artistike, shoqërore, por edhe historike, meqë përgjatë gjithë historisë ishte vendtakim i ideologëve të njohur të kombit shqiptar dhe prijësve të çetave të luftërave në periudha të ndryshme historike.

1.Emertimetdhereferimet
– Emri: Kulla e Demë Ali Pozharit
– NumriUnik: 003151
– Klasa: Monument
– Institucioni: QRTK – Pejë

2.Lokacioni:
– Shteti: Kosovë
– Komuna: Deçan
– Qyteti-Fshati: Pozhar
– Lokaliteti: Pozhar
– KodiPostar: 51000
– Emriirruges: Pozhar

3.Llojifunksionaldhedatimi
– Lloji(tipi): Kullë
– Periudha:Moderne
– Shekulli: XIX

4.Statusi
– Llojiimbrojtjes: Nënmbrojtjetëpërkohshme
– Data e mbrojtjes: 2012
– Pronesia: Private
– Pronari: Tahir Sali Berisha