21 Feb Kulla e Donika Jusuf Gërvalla-Dubovik, Deçan
Në fshatin Dubovik të Deçanit gjendët shtëpia dy katëshe (sipas njehsimit popullor), e njohur si shtëpia e Nënës Ajshe, apo shtëpia ku kishin lindur dhe rritur Jusuf dhe Bardhosh Gërvalla, që si objekt banimi u realizua nga mjeshtrit shqiptar në shek. XX.
Monumenti shquan me vlera të veçanta historike, ngase ishte vatër e heronjve kombëtar, Nënë Ajshes së madhe e cila tërë jetën kontribuoj për çështjen kombëtare, dhe bijve të saj të njohur si heronj kombëtar Jusuf e Bardhosh Gërvalla.
Krahas vlerës historike objekti ka edhe vlerën e vet arkitektonike, meqë shquan si tipologji e rrallë, jo si kullë por si kompozicion arkitektonik me shtrirje horizontale.
Ndërtesa përbëhet nga pjesa përdhesë e ndërtuar nga guri me bazë të zgjatur, me dimensione 8.40 m x 22.75 m. Gjithashtu përmban një aneks, i cili ka përdhesë nga guri. Aneksi në kat si material ndërtimor ka tullat, gjithashtu edhe drurin, meqë një pjesë e cila mbahet në shtylla të drurit është e punuar nga materiali i drurit.
Interieri i përdhesës ka një korridor të vogël, i cili krijon komunikimin me dhoma. Në aneks në katin e sipërm arrihet nëpërmjet shkallëve. Aty shtrihet një paradhomë e ndërtuar nga druri dhe dhoma kryesore ku ka jetuar veprimtari Jusuf Gërvalla. Ky mjedis nga Jusufi përdorej si dhomë pune ndaj përmbante edhe bibliotekën dhe veglat muzikore.
Kulmi në pjesën e përdhesës është treujor, ndërsa pjesa në kat ka mbulesë katërujore, me konstruksion druri të mbuluar me tjegulla jo tradicionale, pa strehë.
Fasadat e monumentit janë të larmishme. Në përdhesë muret janë nga guri, hapjet e dritareve janë drejtkëndore pa ndonjë veçori e cila do ti specifikonte. Ndërsa aneksi është i ndërtuar nga tre lloje materialesh guri, tullat dhe druri.
Shtëpia si objekt banimi ishte në shfrytëzim të familjes, megjithatë ( edhe pse në gjendje jo të mirë) edhe sot shfrytëzohet për banim.
Tashmë ky monument është në pronësi të vajzës së heroit kombëtar Jusuf Gërvalles, dhe njihet si Kulla e Donika Jusuf Gërvalles.
1.Emertimetdhereferimet
– Emri: Shtëpia e NënesAjshe– (Donika Jusuf Gërvalla)
– NumriUnik: 003584
– Klasa: Monument
– Institucioni: QRTK – Pejë
2.Lokacioni:
– Shteti: Kosovë
– Komuna: Deçan
– Qyteti-Fshati: Dubovik
– Lokaliteti: Dubovik
– KodiPostar: 51000
– Emriirruges: Dubovik
3.Llojifunksionaldhedatimi
– Lloji(tipi): ShtëpiEtnologjoke
– Periudha: Moderne
– Shekulli: XX
4.Statusi
– Llojiimbrojtjes: Nënmbrojtjetëpërkohshme
– Data e mbrojtjes:
– Pronesia: Private
– Pronari: Donika (Jusuf) Gërvalla