21 Feb Kulla e Zymer Himës, Deçan
Në pjesën e vjetër të Deçanit gjendet Kulla trekatëshe (sipas njehsimit të popullit) e njohur si Kulla e Zymer Himës, e ndërtuar në shek.XVIII.
Kulla e Zymer Himës e shtrirë në tre etazhe i takon tipit të vjetër të kullave me dyshekllëk nga druri.
Objekti kishte funksion banimi në këtë përbërje: Përdhesa që është shfrytëzuar si ahur, kati i parë si oda banimi, kurse kati i fundit kishte odën e burrave e divahanen.
Ndërtimi është realizuar me gurë të latuar (rustika) dhe më pak të latuar. Karakteristikë është dyshekllëku nga druri. Objekti ka çati të thjeshtë katërujore.
Kulla si tip i banesave të fortifikuara që u ndërtua në kushte të caktuara historike përveç vlerës së mirëfilltë të banimit, gjatë Lëvizjes Kombëtare Shqiptare u bë simbol i qëndresës dhe luftës për liri e për autonomi.
Lufta e fundit 1998/99, ishte shkatërruese edhe për këtë kullë (monument), i cila kishte rëndësi historike, kulturore, e në veçanti arkitekturore. Ndaj pikërisht këto vlera bënë që kulla në vitin 2009 të restaurohet nga OJQ”INTERSOS” me mjetet e dhuruara nga MPJ e Italisë. Pas restaurimit kullës i është kthyer pamja origjinale.
Kulla, ka ndërruar pronarin dhe që nga fundi i shekullit XX-të është pronë shoqërore e Entit për Mbrojtjen e Monumenteve Kulturo-Historike. Objekti vazhdon të jetë në shërbim të MKRS, Departamentit të Trashëgimisë kulturore dhe institucioneve përkatëse
1.Emertimetdhereferimet
– Emri: Kulla e ZymerHimës
– NumriUnik: 002828
– Klasa: Monument
– Institucioni: QRTK – Pejë
2.Lokacioni:
– Shteti: Kosovë
– Komuna: Deçan
– Qyteti-Fshati: Deçan
– Lokaliteti: Deçan
– KodiPostar: 51000
– Emriirruges: Rr. Him MushkolajNr. 20
3.Lloji funksionaldhedatimi
– Lloji(tipi):Kullë
– Periudha:Osmane
– Shekulli: XVIII
4.Statusi
– Llojiimbrojtjes: Nënmbrojtjetëpërkohshme
– Data e mbrojtjes: 2012
– Pronesia: Shtetërore
– Pronari: P.Sh. QRTK – Ministria e Kulturës