21 Feb Kulla e Zenun Ahmetit-Isniq-Deçan
Në fshatin Isniq të Deçanit, si pjesë e tërësisë së kullave të fshatit ekziston edhe një ndërtesë tri katëshe (sipas njehsimit popullor) e njohur si kulla e Zenun Ahmetit, me pronar aktual Ahmet Idriz Shalen.
Kulla si objekt banimi u realizua nga mjeshtrit shqiptar në vitin 1850.
Në aspektin arkitekturor i takon variantit të kullave me dyshekllëk guri, i cili shtrihet në të dy anët e kullës dhe nuk del nga muri perimetral. Dyshekllëku ka disa dritare te vogla gjysme harkore që shërbejnë për ndriçimin e divanhanës.
Edhe ky objekt është realizuar sipas teknikës së njohur rustika. Pra kombinuar me gur të pa latuar në muratimin e kulles, si dhe me gur të latuar në qoshe, dyshekllëk dhe hapje nëpër fasada. Gjithashtu në strukturën e ndërtimit është përdorur edhe materiali i drurit vendor dhe llaçi gëlqeror për lidhje.
Kulmi është nga konstruksioni i drurit, katërujor dhe i mbuluar me tjegulla tradicionale.
Një pjesë e dritareve kanë formë harkore me korniza nga guri i latuar. Përderisa në kullë kemi edhe dritare drejtëkëndore me dimensione të mëdha, posaçërisht në katin e parë, të cilat kanë pësuar transformim përgjatë kohës. Monumenti në fasada ka edhe disa frëngji vrojtuese.
Qasja në kullë bëhet përmes dy portave. Portës në përdhesë që ka formë harkore nga guri i latuar, dhe portës në kat të parë në të cilën arrihej përmes shkallëve të jashtme, të cilat sot nuk ekzistojnë. Përdhesa ishte hapësirë njëpjesëshe dhe kishte organizim analog me kullat tjera. Edhe në këtë kullë komunikimi me kat bëhet përmes shkallëve të brendshme të drurit të cilat fillojnë nga përdhesa. Kati i parë në të kaluarën përmbante dhomën e zjarrit dhe kthinat për fjetje. Ndërsa kati i sipërm oden e burrave dhe divahanen, përfshirë korridorin dhe nyjën sanitare.
Evidentohet ndër kullat të cilat e kanë ruajtur mjaft mirë origjinalitetin, pavarësisht se kërkesat për jetë moderne kanë bërë që të ndërrohet organizimi i brendshëm, ku si rrjedhojë brendia ka humbur mjaft nga gjendja burimore, me përjashtim të katit të lartë ku gjendet oda e burrave e cila nuk ka ndryshuar në përmbajtje. Ajo i përmban elementet përkatëse të odës . Këtu veçohen dekorimet nga druri, të cilat janë të gdhendura me forma të ndryshme stilizuese, si tavani, dollapët, raftet, dera, si dhe oxhaku i odës.
Kulla si objekt banimi ishte në shfrytëzim të familjes gjer para luftës së fundit.
Aktualisht është në gjendje jo të mirë, posaçërisht enterieri i saj është shumë i dëmtuar, si rrjedhojë e kulmit të dëmtuar, kushteve atmosferike dhe mungesës së mirëmbajtjes. Ndaj edhe nuk shfrytëzohet për banim
Është e domosdoshme që kulla në fjalë të ketë ndërhyrje restauruese-konservuese.
1.Emertimetdhereferimet
– Emri: Kulla e ZenunAhmetit
– NumriUnik: 003311
– Klasa: Monument
– Institucioni: QRTK – Pejë
2.Lokacioni:
– Shteti: Kosovë
– Komuna: Deçan
– Qyteti-Fshati: Isniq
– Lokaliteti: Isniq
– KodiPostar: 51000
– Emriirruges: Isniq
3.Llojifunksionaldhedatimi
– Lloji(tipi): Kullë
– Periudha:Moderne
– Shekulli: XVIII
4.Statusi
– Llojiimbrojtjes: Nënmbrojtjetëpërkohshme
– Data e mbrojtjes: 2012
– Pronesia: Private
– Pronari: Ahmet Idriz Shala