Kulla e Tahir Baqit-Dranoc, Deçan

Në Fshatin Dranoc të Deçanit , i cili karakterizohet me kompleksin e kullave , fshat ky që gjendet në pjesën e djathtë të magjistrales Deçan-Gjakovë , gjendet Kulla e Tahir Baqit.
Kjo kullë i ka shpëtuar shkatërrimit të luftës së fundit dhe ka arritur të mbijetojë.
Monumenti që mendohet të jetë afërsisht 300 vite i vjetër, ka vlera të veçanta si në aspektin historik, po ashtu edhe në atë arkitektonik.

Kulla e Baqajve që njihet edhe si Kulla e Bajraktarëve të Vokshit të Madh, mendohet të jetë njëra prej kullave të para që janë ndërtuar në rajonin e Vokshit.
Tahir Arif Baqaj njihej edhe si luftëtar jo vetëm në rajonin e Dukagjinit por gjithandej trojeve shqiptare. Ishte pjesëmarrës në luftën e Tivarit bashkë me shokët Myrtë Alaj nga Dranoci dhe Dinë Xhemajli nga Gllogjani. Po ashtu ishte bashkëluftëtar i Shaban Polluzhes.
Siç rrëfejnë familjarët për ndërtimin e kësaj kulle janë nevojitur disa vite dhe materiali për ndërtim është bartur nga fshatrat përreth, si dhe nga bjeshkët të cilat gjenden në afërsi.
Të gjitha muret permetrike janë ndërtuar nga guri natyral i pa përpunuar, ndërsa në kënde janë përdorur gurët e latuar. Përderisa druri është tërësisht nga gështenja.
Monumenti akoma ruan hapësirat e trashëguara nga gjendja burimore, si Kthinat e fjetjes (qilarët) dhe oda e burrave, edhe pse janë në gjendje tejet të dëmtuar. Në të kaluarën këto hapësira i kanë shërbyer familjarëve për banim.
Monumenti përgjatë viteve ’70-ta dhe ’80-ta. Ka pësuar disa ndryshime, ngase I janë bashkangjitur disa objekte përcjellëse (anekse) të cilat janë janë realizuar
si rezultat i nevojës së familjes për tu zgjeruar, në saje të rritjes së anëtarëve.
Kjo kullë ka vlera të veçanta historike, sikundër që disponon edhe vlera arkitektonike shoqërore e shpirtërore.

Aktualisht kulla është e pabanuar dhe shfrytëzohet vetëm perdhesa për bagëti.

1.Emertimetdhereferimet
– Emri: Kulla e Tahir Baqi
– NumriUnik: 004140
– Klasa: Monument
– Institucioni: QRTK – Pejë

2.Lokacioni:
– Shteti: Kosovë
– Komuna: Deçan
– Qyteti-Fshati: Dranoc
– Lokaliteti: Dranoc
– KodiPostar: 51000
– Emriirruges: Dranoc

3.Llojifunksionaldhedatimi
– Lloji(tipi): Kullë
– Periudha: Moderne
– Shekulli: XIX

4.Statusi
– Llojiimbrojtjes: Nënmbrojtjetëpërkohshme
– Data e mbrojtjes:
– Pronesia: Private
– Pronari: Ryve Baqaj