Kulla e Smajl Nimon Balaj-Isniq – Deçan

Në fshatin Isniq të Deçanit në kuadër të kompleksit të kullave ishte ndërtuar edhe një kullë tri katëshe P+2 e njohur si kulla e Smajl Nimon Balaj.
Kulla si banesë e fortifikuar filloi të ndërtohej në dhjetëvjetëshin e fundit të shek. XVIII. Monumenti karakterizohet me dyshekllek nga guri që nuk del nga muri perimetral dhe që përfshin tërë fasadën gjatësore të divahanes, si dhe dy fasadat anësore, deri në murin e odës së burrave.

Kullë e Smajl Nimon Balaj ka etazhitet P+2. Ka bazë drejtkëndore me dimensione 9.8m x12m. Teknika e ndërtimit është rustika,me gurë të gdhendur në kënde dhe dyshekllëk ndërsa pjesa tjetër është me gurë të parregullt. Ka çati nga konstruksioni i drurit katërujor, mbuluar me tjegulla.

Sipas dëshmive kulla ishte e djegur 2 herë. Dëmet më të mëdha i pësoj gjatë vitit 1998. Mirëpo pas luftës në saje të ndërhyrjes së pronarit janë bërë transformime.

Kulla nuk ka ruajtur origjinalitetin dhe ka humbur shumë nga gjendja burimore, qoftë në strukturën e muratimit ku është përdorur çimentoja, apo edhe në intervenime tjera, si ngritja e pllakës së betonit me gardh metalik, e cila qëndron mbi dy shtylla betoni para derës hyrëse, po ashtu edhe në hapjen e derës për komunikim me pllakën në formë ballkoni.
Ndërsa kulmi është mbuluar me tjegulla moderne. Janë vendosur ulluqet, gjersa portës hyrëse ju ka ndërruar vendi. Edhe dritaret kanë ndërruar formë, tashmë shumica sosh janë katërkëndore.
Ndryshime të mëdha vërehen pikërisht në dyshekllëk ku në vend të dritareve të vogla janë vendosur dy dritare të mëdha të cilat ia kanë ndryshuar pamjen e ndërtesës.
Edhe organizimi i brendshëm ju ka përshtatur nevojave moderne të jetesës. Ka pësuar ndryshime dhe ka bërë që edhe përdhesa të shfrytëzohet si hapësirë banimi, gjë kjo e pazakontë për kullat.
Perdhesa është shndërruar në dhoma banimi. Në korridor gjenden një palë shkallë të drurit që të shpijnë në katin e parë, ku hasim në dhoma fjetje moderne. Komunikimi me katin më të lartë bëhet përmes dy palë shkallëve të drurit.

Në katin e sipërm gjejmë dy dhoma. Njëra përdoret për mysafir , ndërsa tjetra si dhomë fjetje. Mjedisi përmban edhe nyjën sanitare.
Kulla e Smajl Nimon Balaj, tani është në pronësi të Shpend Maxhun Balaj.
Bazuar në gjendjen faktike vlerësojmë se kulla ka ruajtur vetëm etazhitetin, murimin me gurë, dhe disa dritare.
Sot kulla është në shfrytëzim të familjes, por mund edhe të vizitohet.

1.Emertimetdhereferimet
– Emri: Kulla e SmajlNimonBalaj
– NumriUnik: 003309
– Klasa: Monument
– Institucioni: QRTK – Pejë

2.Lokacioni:
– Shteti: Kosovë
– Komuna: Deçan
– Qyteti-Fshati: Isniq
– Lokaliteti: Isniq
– KodiPostar: 51000
– Emriirruges: Isniq

3.Llojifunksionaldhedatimi
– Lloji(tipi): Kullë
– Periudha:Moderne
– Shekulli: XVII

4.Statusi
– Llojiimbrojtjes: Nënmbrojtjetëpërkohshme
– Data e mbrojtjes: 2012
– Pronesia: Private
– Pronari: Shpend Maxhun Balaj