21 Feb Kulla e Sadik Ibishit- Isniq, Deçan
Në fshatin Isniq të Deçanit, në lagjen e Ibishëve, është edhe një kullë tri katëshe, e njohur si kulla e Sadik Ibishit. Si objekt banimi u realizua nga mjeshtrit shqiptar në shekullin XIX. Karakterizohet me dyshekllek nga guri që nuk del nga muri perimetral, i cili përfshin tërë fasadat gjatësore të divahanes si dhe dy anësoret, deri në murin e odës së burrave.
Kulla është trekatëshe dhe ka bazë drejtkëndore. Dimensionet e bazës janë 8.80m X 40.15m.
Gjatë ndërhyrjeve të pjesshme restauruese ndërtesa ka pësuar ndryshime të mëdha, si rrjedhojë ka mbetur shumë pak nga gjendja e saj burimore.
Thuaja të gjitha dritaret që kishin formë origjinale harkore, tashmë janë shndërruar në drejtkëndore, me përjashtim të dritareve të dyshekllëkut. Përderisa porta hyrëse vazhdon të jetë sipas gjendjes burimore, në formë harkore punuar nga gurët e latuar.
Çatia ka strehën e gurit të dyfishtë dhe është e ndërtuar nga guri. Kulmi katërujor, mbuluar me tjegulla tradicionale.
Skema kompozicionale e enterierit nuk ka pësuar shumë ndryshime. Enterieri shtrihet sipas renditjes tradicionale.
Kati përdhes është hapësirë një pjesëshe. Brenda tij gjendet një direk i drurit i cili mban trerët e kullës.
Në këtë kat ka disa hapje të vogla, frëngji për ajrosje të cilat i gjejmë me përmasa edhe më të vogla në katin e parë dhe të dytë.
Dera hyrëse në përdhese gjendet në mbarim të fasadës ballore në krahun e djathtë. Komunikimi nga perdhesa me katin e parë behët me anë të shkallëve të drurit nga brenda. Megjithatë lidhja me këtë kat bëhej edhe përmes shkallëve të jashtme që ekzistonin dikur, mirëpo sot ato nuk janë.
Kati i parë përpos korridorit ka edhe tri dhoma. Shkallët e brendshme të drurit shpijnë për në katin e dytë.
Në katin e dytë kemi Odën e burrave; e cila është duke u shkatërruar. Qoftë si pasojë e tavanit të dëmtuar, apo edhe suvatosjes e cila ka shumë të qara. Ky kat posedon edhe divahanen, korridorin dhe nyjën sanitare.
Pavarësisht se është restauruar në disa pjesë, sinë fasadat e jashtme, në katin perdhesë, katin e parë dhe në çati, monumenti vazhdon të jetë në gjendje të rëndë. Ndaj kulla nuk është e banuar.
Kulla është e rrethuar me mur guri në një lartësi mesatare.
Tani pronar është Sylejmon Osdautaj.
1. Dr. Drançolli; Kulla Shqiptar,Prishtinë 2001,
2. Dr. Drançolli; Rrënimi i kullës shqiptare, Prishtinë 2004,
1.Emertimetdhereferimet
– Emri: Kulla e SadikIbishit
– NumriUnik: 003405
– Klasa: Monument
– Institucioni: QRTK – Pejë
2.Lokacioni:
– Shteti: Kosovë
– Komuna: Deçan
– Qyteti-Fshati: Isniq
– Lokaliteti: Isniq
– KodiPostar: 51000
– Emriirruges: Isniq
3.Llojifunksionaldhedatimi
– Lloji(tipi): Kullë
– Periudha:Moderne
– Shekulli:
4.Statusi
– Llojiimbrojtjes: Nënmbrojtjetëpërkohshme
– Data e mbrojtjes: 2012
– Pronesia: Private
– Pronari: Sylejman Ibish Osdautaj