Kulla e Himë Nimonit – Pobergjë – Deçan

Në fshatin Pobergjë të Deçanit gjendet Kulla e Himë Nimonit. Kulla është ndërtuar në vitin 1875 me kontributin e vëllezërve Himë dhe Rrustem Nimoni.
Kulla trekatëshe nga guri, me dyshekllëk druri ishte ndërtuar nga mjeshtrit dibran dhe vendor.
Ndërtesa kishte shtrirje vertikale me etazhitet P+2, me planimetri me bazë kënddrejtë katërkendore, me dimensione 7.70m x 8.40m.

Struktura e ndërtimit ishte rustika, gur lumor të parregullt e gur të latuar, dru dhe llaç gëlqeror. Hapjet në fasada (portat hyrëse dhe dritaret në të gjitha katet ) kanë profile harkore të punuara nga gurët e latuar. Gjithashtu edhe qoshet e kullës janë të dekoruar me gur të latuar .
Ndërtesa kishte dy hyrje, një në përdhese dhe një hyrje në katin e parë. Kulmi ishte nga konstruksioni i drurit, me çati katër ujore mbuluar me tjegulla tradicionale-qeramidhe.
Kulla e Himë Nimonit kishte shtrirje kompozicionale sipas kësaj renditjeje:
Perdhesa ishte e ndarë në dy pjesë, në njërën anë gjendej shtëpia e zjarrit, kurse në pjesën tjetër
ishte ahuri për strehimin e bagëtisë. Në përdhese ishin shkallët e brendshme nga
druri që vazhdonin deri në katin më të lartë. Kati i parë kishte korridorin dhe katër dhoma
fjetjeje. Ndërsa kati më i lartë pos korridorit të vogël dhe divanhanes kishte edhe odën e
burrave me të gjitha elementet funksionale të saj. Monumenti përmbante edhe shkallët e jashtme të gurit të cilat shërbenin për mysafir.
Si rezultat i së kaluarës së lavdishme kombëtare Kulla doli të jetë kala rezistence për mbrojtjen e vendit. Pronari i Kullës së Himë Nimoni ishte luftëtar i çetave shqiptare. Bashkëluftëtar i Sylejman Vokshit, Haxhi Zekës e Mic Sokolit, të cilët me besnikërinë e tyre ndaj atdheut dhe trimëritë e treguara në luftë për lirinë e të gjitha trojeve të Shqipërisë etnike, linin nam për kryengritjet heroike duke befasuar edhe Perandorinë Osmane, por edhe pushtuesit e rinj hegjemonistë.

Si luftëtar i betejës së Kaçanikut. Hima u shqua në mesin e kryengritësve shqiptarë të përqendruar në Grykën e Kaçanikut të udhëhequr nga Idriz Seferi kundër ushtrisë osmane të cilën e drejtonte Shefqet Turgut Pasha, betejë kjo e lavdishme ku ushtria osmane pësoi humbje të mëdha.
Mirëpo pas kalimit të forcave osmane në drejtim Ferizaj-Carralevë, në ndeshje me forcat kryengritëse që vepronin në zonën Shtimje-Carralevë, të komanduara nga Isa Boletini, në rezistencën që zgjati dy ditë dhe dy net rresht në luftime të ashpra në mesin e shumë atdhetarëve në maj të vitit 1910 mbeti i vrarë edhe Himë Nimoni. Dhe pikërisht në Shtime edhe u varros, ku edhe sot prehen eshtrat e tij.
Rruga e Himes u trasua edhe nga pasardhësit. Brez pas brezi nipa e stërnipa të Himë Nimonit kontribuuan për çështjen kombëtare, gjë që u dëshmua edhe në vitet e mëvonshme, ku kulla ishte bazë e ballistëve duke u quajtur edhe Jateku i Ballistëve. Aty kohë pas kohe u strehuan patriotët Elez Myrta dhe Keri i Sadri Bardhit me Shokë. Strehimin e tyre e lehtësonte edhe bunkeri në afërsi të Kullës, që krijonte lidhje të fshehta nëntokësore nga ahuri i bagëtive me bunkerin, me qëllim të shpëtimit të njerëzve të persekutuar nga regjimi. Kulla në kuadër të kompleksit të vet kishte edhe Mullirin që bluante për nevojat e banorëve vendas dhe shqiptarëve gjithandej, posaçërisht nga Plava e Gucia.

Kulla edhe në vitet e rezistencës paqësore të Shqiptarëve luajti rol të rëndësishëm kombëtar. Aty mbaheshin shumë takime të rëndësishme.
Ky monumenti krahas vlerave historike posedon edhe vlera të veçanta edhe artistike, kulturore e sociale. Gjatë luftës së fundit në Kosovë 1998/99, edhe kulla trekatëshe e Himë Nimonit që i ka takuar tipit të kullave me dyshekllëk nga druri u dogj tërësisht nga forcat serbe. Si rrjedhojë kullës i kanë ngelur vetëm muret e përdhesës, gjersa pjesët tjera janë të rrënuara plotësisht.
Ka nevojë të domosdoshme për intervenim.

1.Emertimetdhereferimet
– Emri: Kulla e RrustemdheHimëNimanit
– NumriUnik: 004133
– Klasa: Monument
– Institucioni: QRTK – Pejë

2.Lokacioni:
– Shteti: Kosovë
– Komuna: Deçan
– Qyteti-Fshati: Pobergj
– Lokaliteti: Pobergj
– KodiPostar: 51000
– Emriirruges: Pobergj

3.Llojifunksionaldhedatimi
– Lloji(tipi): Kullë
– Periudha:Moderne
– Shekulli: XIX

4.Statusi
– Llojiimbrojtjes: Nënmbrojtjetëpërkohshme
– Data e mbrojtjes: 2012
– Pronesia: Private
– Pronari: Isa Agush Tolaj