Kulla e Ramiz Kuklecit-Isniq, Deçan

Në fshatin Isniq të Deçanit, pranë ndërtimeve të reja, afër qendrës së fshatit, gjendet edhe një kullë dy katëshe e njohur si kulla e Ramiz Kuklecit.
Kjo kullë si objekt banimi u realizua nga mjeshtrit shqiptar në shekullin XIX dhe që nga fillimi ishte në shfrytëzim të familjes së Kuklecëve të Isniqit, të cilët për shkak të rritjes së numrit të anëtarëve të familjes e ndërtuan si aneks, ku atë kohë u sistemuan dhomat e fjetjes.
Ndërtesa u shfrytëzua për banim gjer në luftën e fundit 1998/99. Megjithatë edhe sot objekti përdoret si objekt banimi për familjet e dy vëllezërve Kukleci.
Vlerësohet si pjesë e pandashme e Kullës së Kuklecëve , meqë në të kaluarën u ndërtua si vazhdim i kullës në fjalë.
Muratimi është realizuar sipas teknikes së ndërtimit rustika, me gurë të gdhendur në kënde dhe dyshekllëk (që në këtë rast është qendror) dhe gurë të parregullt në pjesë tjera të murit.
Baza e objektit është drejtkëndore dhe ka dimensione 16.20 m x 9.66 m. Ka shtrirje kompozicionale në dy kate.
Për shkak të ndryshimit të kërkesave për jetesë bashkëkohore të familjes së Ramiz Kuklecit dhe të vëllait kemi hapësira banimi edhe në përdhesë.
Kulmi është dyujor me konstruksion druri dhe është i mbuluar me tjegulla tradicionale.

Fasadat janë në gjendje shumë të mirë. Dyshekllëku qendror i cili përmban gjashtë hapje të vogla gjysmëharkore, të punuara me gur të përpunuar, i jep një pamje shumë të bukur dhe shikuar në tërësi së bashku me Kullën e Kuklecëve paraqesin një kompozicion të mahnitshëm. Të gjitha dritaret e kullës, përfshirë këtu edhe portën hyrëse të drurit janë të përmbyllura me korniza harkore nga guri i latuar.
Komunikimi me kate bëhet përmes shkallëve të brendshme nga druri.
Kulla në vitin 2002 është restauruar, nga Shoqata “Trashëgimia pa kufi” e Suedisë. pas restaurimit objekti është në gjendje shumë të mirë dhe përdoret për banim familjar.
Kulla përgjatë kohës nuk ka pësuar transformime të dukshme.

1.Emertimetdhereferimet
– Emri: Kulla e Ramiz R. Kuklecit
– NumriUnik: 003191
– Klasa: Monument
– Institucioni: QRTK – Pejë

2.Lokacioni:
– Shteti: Kosovë
– Komuna: Deçan
– Qyteti-Fshati: Isniq
– Lokaliteti: Isniq
– KodiPostar: 51000
– Emriirruges: Isniq

3.Llojifunksionaldhedatimi
– Lloji(tipi): Kullë
– Periudha:Moderne
– Shekulli: XIX

4.Statusi
– Llojiimbrojtjes: Nënmbrojtjetëpërkohshme
– Data e mbrojtjes: 2012
– Pronesia: Private
– Pronari: Arben Kukleci