Kulla e Ramë Stojkaj-Lloqan, Deçan

Në fshatin LLoqan të Deçanit, në mesin e kullave që i kanë rezistuar kohës, është edhe kulla dykatëshe (sipas njehsimit popullor) e Ramë Stojkaj, e ndërtuar në shek. XIX.
Në aspektin arkitektonik shquhet si kullë e rrallë dhe e jo e zakonshme.
Kjo kullë e vjetër si tërësi kompozicionale ka shtrirje horizontale, me dimensione 9.48 m x 17.72 m. Bazuar në formën e zgjatur të bazës kulla më shumë i ngjan çardaqeve të mëhershme sesa vetë kullave.
Është e ndërtuar në mënyrë klasike, sipas teknikës rustika, me gurë të gdhendur në kënde dhe gurë të parregullt në pjesët tjera të muratimit.
Edhe organizimi i brendshëm i saj është jotipik, me dy hyrje në përdhesë dhe dhoma të ndara paraqet përjashtim në raport me kullat tjera.
Në kat arrihet vetëm me anë të shkallëve të brendshme. Mjedisi përmban pesë dhoma si dhe pjesën e divanhanes. Në fund të koridorit kemi edhe një nyje sanitare e cila del në formë të konzolës dhe është e ndërtuar nga druri.

Kulmi i objektit është katërujor me konstruksion druri, dhe i mbuluar me tjegulla tradicionale qeramidhe.
Dritaret nga materiali i drurit në të gjitha fasadat e ndërtesës kanë formë drejtkëndore me korniza nga guri, sikundër edhe njëra nga dyert hyrëse në përdhesë, përderisa në fasadën ballore ekziston porta me kornizë harkore nga guri i latuar (si e vetmja hapje harkore në fasada). Karakteristika analoge me dritaret e ndërtesës ka edhe pjesa e dyshekllëkut, ndërsa përpunimi i strehës është më i vrazhdë se në objektet tjera.
Monumenti krahas vlerave historike ka edhe specifikat arkitekturore, ndaj edhe vlerësohet si aset me rëndësi.
Gjer në luftën e fundit në Kosovë është shfrytëzuar për banim. Mirëpo pavarësisht se nuk është djegur, për shkak të vjetërsisë dhe mungesës së mirëmbajtjes kulla është në gjendje jo të mirë dhe jashtë funksionit.
Është domosdoshmëri e kohës që aseti të ketë ndërhyrje restauruese-konservuese.

1.Emertimetdhereferimet
– Emri: Kulla e RameQ.Stojkaj
– NumriUnik: 001408
– Klasa: Monument
– Institucioni: QRTK – Pejë

2.Lokacioni:
– Shteti: Kosovë
– Komuna: Deçan
– Qyteti-Fshati: Lloqan
– Lokaliteti: Lloqan
– KodiPostar: 51000
– Emriirruges: Lloqan

3. Llojifunksionaldhedatimi
– Lloji(tipi): Kullë
– Periudha:Moderne
– Shekulli: XIX

4. Statusi
– Llojiimbrojtjes: Nënmbrojtjetëpërkohshme
– Data e mbrojtjes:
– Pronesia: Private
– Pronari: Demush Stojkaj