Kulla e Musë Mehmetit-Isniq-Deçan

Kulla tre katëshe e familjes së Musë Mehmetit gjendet në kuadër të kompleksit të kullave të fshatit Isniq të Deçanit. Ndërtimi saj paraqet identitetin etnik të popullit shqiptar, nga se në aspektin e krijimtarisë arkitektonike është dëshmi e autoktonisë, që në përmbajtjen e saj ka elemente të caktuara dhe specifike shqiptare.
Kulla e Musë Mehmetit në Isniq, që nga koha e ndërtimit, në shek. XIX-të, përkatësisht gjatë Lëvizjes Kombëtare Shqiptare u bë simbol i qëndresës dhe luftës për liri e për autonomi.
Siq shihet, ndërtesa është tip i banesave të fortifikuara për t’u mbrojtur nga armiku. Dhe nga frëngjitë e saj nuk është hapur zjarri vetëm në raste lufte, por edhe në raste të tjera.
Monumenti karakterizohet me dyshekllëk të dalë muri perimetral në dy anët e kullës. Ka shtrirje në terë ballinën e fasadës ballore, përderisa një pjesë e tij shtrihet në fasadën e djathtë. Dyshekllëku përmban dritare te vogla gjysmëharkore.
Katet e kullave janë të lidhura me ndërtim guri dhe druri. Dhe komunikimi prej katit në kat bëhet me ndihmën e shkallëve të drunjta.
Bashkëlidhja në mes të brendisë dhe ambientit të jashtëm të kullës bëhet me anën e dy portave ballore. Porta që shfrytëzohej nga anëtarët e familjes gjendej në katin përdhesë në fasadën ballore (kah oborri) , ndërsa porta tjetër ku arrihet nga shkallët e jashtme të ndërtuara nga guri ndodhet në katin e parë, dhe shfrytëzohet për komunikim të mysafirëve me kullën.
Skema kompozicionale e organizimit të brendshëm të monumentit përbëhet sipas kësaj renditje:
Përdhesa apo ahuri i kafshëve, që shfrytëzohej për nevojat e strehimit të bagëtisë. Ky kat ka disa hapje të vogla frëngji, të cilat i gjejmë edhe në katin e parë dhe të dytë, e që kanë karakterin vrojtues dhe mbrojtës. Në afërsi të portës hyrëse të drurit gjenden shkallët e drurit të cilat krijojnë komunikimin me kate.
Në katin e parë ishin tri dhoma, përfshirë këtu edhe dhomën e zjarrit, një dhomë të fjetjes, çarranikun e bulmetit, një nyje sanitare dhe një divahane të vogël.
Në katin e lartë është oda e burrave me të gjitha elementet funksionale e estetike. Oda është e veshur e tëra në dru të gdhendur. Gjithashtu edhe pjesa më e madhe e elementeve tjera përbërëse të këtij mjedisi është nga materiali i drurit të skalitur me shije artistike.

Oda gjatë restaurimit ka arritur të ruaj gjendjen burimore.
Divanhanjanë pjesën e sipërme të murit ka numër të konsiderueshëm të dritareve të hapura në dyshekllëk. Gjithashtu në përbërjen e saj ka oxhakun dhe baxhën e ujit.
Kati posedon edhe nyjën sanitare ku arrihet përmes korridorit të ngushtë.
Menjëherë pas mbarimit të luftës në kullë ka pasur ndërhyrje restauruese, ku në masë të madhe është ruajtur gjendja burimore e monumentit.
Pas intervenimeve është adaptuar për jetesë, ndaj sot shfrytëzohet për banim familjar.
Ngjitur për fasadat e kullës është një objekt një etazhësh me disa dhoma, pozllomi dhe një kosh i vjetër misri.
Kulla e njohur si kulla e Musë Mehmetit ka ndërruar pronarin. Pronar aktual është Mehmet Balaj.

1. Dr. Drançolli; Kulla Shqiptar,Prishtinë 2001,
2. Dr. Drançolli; Rrënimi i kullës shqiptare, Prishtinë 2004,
3. Dr. Sc. Flamur Doli; Arkitektura Vernakulare e Kosovës, Prishtinë 2009,
4. Mr. Sc. Flamur Doli; Arkitektura tradicionale popullore e Kosovës, Prishtinë 2001.

1.Emertimetdhereferimet
– Emri: Kulla e Musë Mehmet Balaj
– NumriUnik: 003308
– Klasa: Monument
– Institucioni: QRTK – Pejë

2.Lokacioni:
– Shteti: Kosovë
– Komuna: Deçan
– Qyteti-Fshati: Isniq
– Lokaliteti: Isniq
– KodiPostar: 51000
– Emriirruges: Isniq

3.Llojifunksionaldhedatimi
– Lloji(tipi): Kullë
– Periudha:Moderne
– Shekulli: XVIII

4.Statusi
– Llojiimbrojtjes: Nënmbrojtjetëpërkohshme
– Data e mbrojtjes: 2012
– Pronesia: Private
– Pronari: ZyhraMusëBalaj , Miftar Mehmet Balaj