Kulla e Mujë Mehmetit-Isniq-Deçan

Në fshatin Isniq të Deçanit është edhe një kullë tri katëshe (sipas njehsimit popullor) e njohur si kulla e Mujë Mehmetit, që si objekt banimi u realizua nga mjeshtrit shqiptar në shekullin XIX.
Kulla me etazhitet P+2 është e ndërtuar nga guri dhe druri. Ka kulm katër ujor dhe është e mbuluar me tjegulla tradicionale.
I takon variantit së kullës me dyshekllëk guri që nuk del nga muri perimetral.
Ndërtues të saj ishin mjeshtrit e shkollës Dibrane, por edhe vendor të cilët shquheshin në dekoracione aplikative, e në drugdhendje të enterierit të kullave.
Kulla e Mujë Mehmetit sipas mënyrës së ndërtimit cilësohet si banesë e fortifikuar shqiptare. Ndërsa katet, koncepti arkitektonik dhe funksional i kullës janë në varësi të pozitës ekonomiko-shoqërore, dhe numrit të anëtarëve të familjes së vet pronarit.
Ngritja e kullës në lartësi e bën atë edhe më të forte, duke e shtuar mbrojtjen dhe sigurinë e familjes. Muri i kullës është masiv me gjerësi 90cm. Ballina kryesore e ndërtesës nga oborri ka një derë hyrëse, e cila në pjesën e sipërme ka formë harkore nga gurë të latuar.
Ndërtesa ka dy dritare qe ishin transformuar në katrore që nga koha e hyrjetit. Dy dritare të odës se burrave të murosura me gurë të latuar dyshekllekun qe nuk del nga muri perimetral me shtatë dritare të vogla gjysmëharkore. Përderisa fasada e jashtme kah rruga e fshatit ka dy dritare me dimensione më të mëdha, dhe gjashtë dritare të vogla gjysmëharkore. Gjithashtu edhe fasada e pasme ka dy dritare katerkendore në katin e parë dhe një dritare të vogël në katin e dytë.

Skema kompozicionale e brendisë së kullës është sipas kësaj renditje.
Kati përdhes që shërbente si ahur për nevojat e strehimit të bagëtisë. Kishte disa hapje të vogla frëngji të cilat i gjejmë edhe në katin e parë dhe të dytë, e që kanë karakterin mbrojtës. Komunikimi nga perdhesa me katin e parë behët me anë të shkallëve të drurit.
Në katin e parë arrihet nëpërmjet shkallëve të brendshme nga përdhesa, si dhe përmes shkallëve të jashtme të gurit.
Ky mjedis ka tri dhoma. Dhomën e zjarrit, një dhomë të fjetjes dhe çarranikun e bulmetit, si dhe nyjën sanitare, një divahane të vogël dhe shkallët e drurit për në katin e dytë.
Në katin e sipërm është Oda e burravesi pjesa më e bukur,që edhe sot vazhdon ta ruaj thjeshtësinë. Në odë kemi edhe tavanin prej shikllave, oxhakun, raftet e profilizuara, dollapët, trapazanin si dhe derën e odës së burrave të gdhendur dhe e punuar nga druri.
Të gjitha këto janë elemente origjinale, përfshirë këtu edhe shtrojën me postoqi.
Divanhanja është një hapësirë para odes së burrave, ajo ka shumë dritare të drurit të vendosura nga brenda, të cilat përbëjnë pjesën e sipërme të divanhanës, poashtu ka edhe një oxhakë. Kjo thellësi e divahanës, për nevojë të ndriçimit ka kushtëzuar ndërtimin e një dysheklleku anësor. Ka baxhën për derdhjen e ujit dhe rrugën për në nyjen sanitare.
Dyshekllëku nuk është i dal nga fasadat dhe në murin e kullës ka shtrirje në dy fasada, atë ballore dhe një pjesë në fasadën e djathtë. Ka disa dritare te vogla gjysme harkore që shërbejnë për ndriçimin e divahanës.
Kulla edhe sot është e banuar. Nuk ka ndryshuar nga gjendja burimore, me përjashtim të hapjes së disa dritareve gjysmëharkore nga pushtuesi turk në kohën e hyrjetit, kuptohet pa dëshirën e familjes.
Në oborrin e kullës ekziston edhe një kosh i vjetër drithi.
Ngjitur për fasadën e kullës, është i ndërtuar një objekti të ri me etazhitet P+1, i cili dëmton imazhin e monumentit.
Dyert e oborrit janë shumë të larta dhe se bashku me mbulesën e mbulojnë dukshmërinë e kullës.
Kulla e Mujë Mehmetit ka nevojë për ndërhyrje restauruese në mënyrë që të shpëtohet nga rrënimi. Ngase qarjet e murit, çatia e shkatërruar, druri i kalbur dhe muret e brendshme janë duke u rrënuar sepse kanë humbur qëndrueshmërinë. Kulla shfrytëzohet për banim, është e hapur për vizitor.

1. Dr. Drançolli; Kulla Shqiptar,Prishtinë 2001,
2. Dr. Drançolli; Rrënimi i kullës shqiptare, Prishtinë 2004,
3. Dr. Sc. Flamur Doli; Arkitektura Vernakulare e Kosovës, Prishtinë 2009,
4. Mr. Sc. Flamur Doli; Arkitektura tradicionale popullore e Kosovës, Prishtinë 2001,

1.Emertimetdhereferimet
– Emri: Kulla e MujëMehmetit
– NumriUnik: 003313
– Klasa: Monument
– Institucioni: QRTK – Pejë

2.Lokacioni:
– Shteti: Kosovë
– Komuna: Deçan
– Qyteti-Fshati: Isniq
– Lokaliteti: Isniq
– KodiPostar: 51000
– Emriirruges: Isniq

3.Llojifunksionaldhedatimi
– Lloji(tipi): Kullë
– Periudha:Moderne
– Shekulli: XIX

4.Statusi
– Llojiimbrojtjes: Nënmbrojtjetëpërkohshme
– Data e mbrojtjes: 2012
– Pronesia: Private
– Pronari: DautMujëAhmetxhekaj