Kulla e Miftar Alisë –Lumbardh, Deçan

Në fshatin Lumbardhë të Deçanit, gjendet edhe një kullë dy katëshe që si objekt banimi u realizua nga mjeshtrit shqiptar në shek. XIX, e që njihet si kulla e familjes Pergjegjaj.
Kjo kullë përgjatë kohës ishte vendstrehim për shumë veprimtar të çështjes kombëtare. Në mesin e atyre që u strehuan si kaçak gjer në vdekje ishte edhe Sefedin Begolli, babai i artistit tonë të ndjerë Faruk Begollit.
Kjo kullë karakterizohet me dyshekllëk guri që nuk del nga muri perimetral,

E ndërtuar në mënyrë klasike nga gurët e latuar në kënde dhe ata të parregullt në pjesët tjera, si dhe druri e llaçi gëlqeror (sipas teknikës së ndërtimit rustika) kjo kullë paraqet një shembull tipik të kullave dukagjinase.
Ndërsa sa i takon kompozicionit të brendshëm të ndërtesës, kuptojmë se ndarja e hapësirave në katin e parë dhe të dytë është me dërrasa apo hatulla të lyra me llaç gëlqeror.
Çatia ka strehën e gurit të dyfishtë. Është e mbuluar me kulm nga konstruksioni i drurit katërujor dhe tjegulla tradicionale.
Sipas dëshmive faktike kulla është në gjendje shkatërrimi, një pjesë e fasadës ballore është rrënuar nga themeli e deri në katin ma te lartë, po ashtu edhe dhe një pjesë e çatisë.
Skema organizative e mjedisit të brendshëm të kullës trekatëshe me bazë drejtkëndore me dimensione 8.18m X 9.65m nuk ka pësuar ndryshime, mirëpo në saje të vjetërsisë dhe kushteve atmosferike monumenti ka degraduar tej mase.
Qasja në kullë bëhet përmes derës së drurit me korniza harkore nga guri i latuar e cila gjendet në përdhesë. Brenda hapësirës kemi një direk druri i cili mban trerët e kullës. Në mure ekzistojnë disa hapje të vogla, frëngji për ajrosje dhe për vrojtim, të cilat i gjejmë edhe në katet tjera. Në afërsi të derës hyrëse gjenden shkallët e drurit të cilat krijojnë komunikimin me kat. Përdhesa në të kaluarën përdorej si ahur.
Kati i parë ka dhomën e zjarrit, një dhomë të fjetjes, çarranikun e bulmetit, nyjën sanitare, një divanhane të vogël dhe shkallët e drurit për në katin e dytë.
Në katin e lartë kemi odën e burrave e cila në të kaluarën përmbante të gjitha elementet e rëndësishme që funksionalizojnë dhe dekorojnë odën, përfshirë këtu edhe tavanin prej shikllave, oxhakun, raftet e profilizuara, dollapët, trapazanin si dhe derën e odës dhe dritaret me kapak nga brenda të punuara nga druri. Kjo odë akoma nuk është rrënuar por vazhdon ti ekspozohet rrezikut të shkatërrimit.
Gjithashtu pjesë e organizimit të katit është edhe divanhanja dhe nyja sanitare.

Përderisa organizimi i brendshëm ka mbetur thuajse i paprekur, fasadat e objektit kanë pësuar ndryshime të mëdha, si rrjedhojë kemi transformime nga gjendja e saj burimore. Kemi rritje të përmasave të dritareve nëpër kate dhe ndërrim të formës origjinale gjysmëharkore, ku tashmë pjesa dërmuese e tyre kanë formë katërkëndore.
Gjendja aktuale e monumentit është shumë e rëndë, paraqet shkallë të lartë të rrezikshmërisë jo vetëm nga rreziku i rrënimit, por edhe për banorët përreth të cilët frekuentojnë në afërsi të kullës.
Fasadat janë të dëmtuara, po ashtu edhe aspekti statik i kësaj kulle ka humb stabilitetin dhe paraqet rrezikshmëri. Një pjesë e madhe e murit këndorë dhe pjesa e konstruksioneve meskatshe, përfshirë këtu edhe kulmin e objektit janë shkatërruar thuaja tërësisht.

Paraqitet nevojë imediate për ndërhyrje restauruese konservuese në Kullën e Miftar Alisë. Pronar aktual i monumentit është Enver Përgjegjaj.
1. Dr. Drançolli; Kulla Shqiptar,Prishtinë 2001,
2. Dr. Drançolli; Rrënimi i kullës shqiptare, Prishtinë 2004,

1.Emertimetdhereferimet
– Emri: Kulla e MiftarAlisë
– NumriUnik: 003315
– Klasa: Monument
– Institucioni: QRTK – Pejë

2.Lokacioni:
– Shteti: Kosovë
– Komuna: Deçan
– Qyteti-Fshati: Lumbardh
– Lokaliteti:
– KodiPostar: 51000
– Emriirruges: Lumbardh

3.Llojifunksionaldhedatimi
– Lloji(tipi): Kullë
– Periudha:Moderne
– Shekulli: XIX

4.Statusi
– Llojiimbrojtjes: Nënmbrojtjetëpërkohshme
– Data e mbrojtjes: 2012
– Pronesia: Private
– Pronari: Enver Pergjegjaj