21 Feb KULLA E JUSUF DHE BARDHOSH GËRVALLËS
Kulla e familjes Gërvalla në fshatin Dubovik të Deçanit, është e ndërtuar në shek. XIX-të nga mjeshtër shqiptar.
Familja Gërvalla përgjatë gjithë historisë dha kontribut të çmuar në çështjen kombëtare.
Duke qenë aktiv në Lëvizjen kombëtare për çlirimin e trojeve shqiptare, Gërvallajt aktivitetin patriotik e zhvilluan edhe në kohën e Lidhjes së Prizrenit, ku kontribuuan në grumbullimin e popullatës në radhët e luftërave për çlirim.
Ky aktivitet ishte i dukshëm edhe në kohën e Lidhjes së Pejës.
Në këtë monument krahas shumë veprimtarëve kishte qëndruar edhe Qorr Ilazi, i cili kishte një miqësi të theksuar me Bardhosh Dinën.
Edhe gjatë luftës së Shkupit Familja Gërvalla ishin aktiv, posaçërisht ndihmuan në aktivizimin dhe realizimin e vendimeve të Lidhjes së Prizrenit.
Periudha e viteve 1912-1941, sikurse për gjithë popullin shqiptar në Kosovë edhe për familjen Gërvalla ishte periudhë e rëndë. Gjatë Luftës së dytë botërore një pjesë e meshkujve u internuan në Gjermani dhe Hungari. Por edhe pas luftës represioni ndaj tyre nuk u ndal. Tashmë ishin në shënjestër të PKJ-së. Dhe meqë nuk pranuan kolektivizimin shumë anëtar të kësaj familje u burgosën. E aksioni famëkeq për tubimin e armëve goditi rëndë shumë burra të kësaj shtëpie, të cilët ju ekspozuan dhunës dhe torturave të tmerrshme të regjimit të kohës.
Duke parë përkushtimin atdhetar të tyre, pushteti komunist në vazhdimësi shtoi represionet ndaj burrave, megjithatë as torturat nuk i zmbrapsën nga idealet kombëtare Gërvallajt.Ngase kjo kullë lindi dhe kaliti djem që për idealin kombëtar u sakrifikuan.
Në frymë atdhetarie u rritën edhe vëllezërit Jusuf e Bardhosh Gërvalla. Ata që nga ditët e para të rinisë së tyre ishin aktiv në Lëvizjen kombëtare për çlirimin e Kosovës nga pushteti serb.
Aktivitetet me aktivistë të çështjes kombëtare i zhvilluan edhe në këtë kullë. Ndaj si rrjedhojë të përndjekur nga UDB-ja Serbe, vëllezërit Gërvalla u detyruan të emigrojnë në Gjermani. Por edhe atje politika serbe arrit ti likuidoj.
Kulla e ku linden dhe u rritën Isuf dhe Bardhosh Gërvalla ka këtë përmbajtje arkitekturore:
Etazhitet P+1, dimensione 15.20 x 8.90m, planimetri në formë drejtkëndëshi.
Struktura e mureve me trashësi 55 cm,sipas teknikës rustika është nga gurët e thjeshtë, druri, e llaçi vazhdues nga gëlqerja në fugat e gurëve. Ndërsa qoshet e kullës janë me gurë të latuar. Në masë të madhe në interierin e brendshëm është përdorur druri,
Kulla Karakterizohet me Çuprin e madhe dhe dyreqet në mes, dhe trerët nga druri i gështenjës e bungu.
Përdhesa është e ndarë në dy pjesë në njërën pjesë ishte shtëpia e zjarrit (dhoma e grave) kurse pjesa tjetër është përdorur për strehimin e bagëtisë. Ndërsa tash pas restaurimit përdhesa është e destinuar si hapësirë shumëfunkcionale, për veprimtari të ndryshme familjare e shoqërore, gjithashtu posedon kuzhinën dhe banjën.
Katit i parë është në formë të njëjtë sikurse përdhesa, por pa konzollë. Në të kaluarën aty ishte oda e burrave me divahane dhe dhomat e gjumit, ndërsa tash kati posedon 2 dhoma dhe një hapësirë e cila është e destinuar si hapësirë muzeale.
Kulla ka tri hyrje në përdhese dhe një hyrje në katin e parë.
Dyert dhe dritaret e monumentit janë me kornizë harkore nga guri, të punuara nga materiali i drurit, ku shquajnë dyert e dhomave të cilat janë të gdhendura me forma të ndryshme gjeometrike, ndërsa në oden e burrave kornizat e dritareve janë me harqe të dyfishta nga guri. Ka kulm katër ujor të mbuluar me tjegulla gjysmë mediteran.
Ky kompleks arkitektonik paraqet vlera të veçanta historike, kulturore, shoqërore, shpirtërore e arkitekturore.
Monumenti është restauruar nga MKRS-ja në vitin 2013 Dhe në masë të konsiderueshme ka ruajtur gjendjen burimore, me përjashtim të disa ndryshimeve të domosdoshme.
Po ashtu në vitin 2015 /16 nga MKRS-ja është bërë implementimi i projektit “Funksionalizimi i Muzeut në Kullën e Gervallajve”.
1.Emertimetdhereferimet
– Emri: Kulla e IsufdheBardhoshGërvallës
– NumriUnik: 003242
– Klasa: Monument
– Institucioni: QRTK – Pejë
2.Lokacioni:
– Shteti: Kosovë
– Komuna: Deçan
– Qyteti-Fshati: Dubovik
– Lokaliteti: Dubovik
– KodiPostar: 51000
– Emriirruges: Dubovik
3.Llojifunksionaldhedatimi
– Lloji(tipi): Kullë
– Periudha:Moderne
– Shekulli: XIX
4.Statusi
– Llojiimbrojtjes: Nënmbrojtjetëpërkohshme
– Data e mbrojtjes: 2012
– Pronesia: Private
– Pronari: IsufGërvalla