Kulla e Haxhi Osë Miftarit- Isniq, Deçan

Në Isniq të Deçanit, në afërsi të qendrës së fshatit, në kuadër të kompleksit të vjetër të kullave, gjendet Kulla katërkatëshe (gjithnjë sipas njehsimit të popullit) e Haxhi Osë Miftarit, e njohur edhe si Kulla e Osdautajve, e cila u realizua nga mjeshtrit shqiptar në gjysmën e dytë të shek.XIX.
Kjo kullë si e tillë ka ngelë e vetme nga katër ngrehinat e llojit të njëjtë sa ishin dikur në rrafshin e Dukagjinit. Shquhet për monumentalitetin e saj arkitektonik dhe urban.
Duke qenë pjesë e një familje të madhe të Osdautajve, në njërin ndër fshatrat më të mëdha në Kosovë, Kulla e u bë një pikë takimi e personaliteteve të kohës. Në këtë monument janë mbajtur kuvende që i kanë paraprirë ngjarjeve historike në kapërcyellin e shekullit XIX.
Ndërtesa me planimetri katrore, është e ndërtuar në sistemin masiv me mure guri të lidhur me llaç gëlqeror, ku muret periferike kanë trashësi 70-90 cm. Ndërtimi i takon tipit kullë me elemente të stilit neoklasik, i realizuar kryesisht nga gurët e latuar dhe më pak të latuar, me teknikën e njohur si rustika.
Ndërtesa si nga aspekti i strukturimit funksional e hapësinor, po ashtu edhe nga aspekti i tipareve stilistike të ndërtimit i përket tipit të katërt të kullave me shtrirje të dyshekllëkut të gurtë në gjithë ballin dhe pjesërisht nga ana e majtë e ballinës, e dalë lehtë nga muri perimetral. Meskatet janë të ndara me traje masive gështenje. Në të gjitha fasadat ekzistojnë hapje, ndaj ndriçimi në ndërtesë është mjaft i mire.
Shquhet streha e shkurtër e realizuar në formë konsole të shkallëzuar dhe çati të ulët, gjë që i jep kullës karakter monumental.

Organizimi i brendshëm i ndërtesës ishte sipas kësaj renditje:
Në katin përdhesë gjendej hapësira njëpjesëshe, që kishte ahurin e bagëtive. Komunikimi me kat bëhej përmes shkallëve të drurit, të cilat vazhdonin edhe në katin e sipërm.
Në katin e parë dhe të dytë ishin dhomat për përgatitjen e ushqimit dhe ato për fjetje të familjes. Përderisa në katin e sipërm ndodhej oda e burrave dhe divahanja. Kulmi kishte konstruksion të drurit, dhe ishte e mbuluar me tjegulla të tipit çeremidhe.

Restaurimi i kullës së Osdautajve u realizua në vitin 2002 në bashkëpunim me Agjensionin Evropian për Rindërtim-AER, Fondacionin Suedez-Trashëgimia Kulturore pa Kufij-CHëB, Departamentin e Kulturës të Kosovës-DKK, Institutin e Mbrojtjes së Monumenteve të Kosovës-IMMK si dhe të Komunës së Deçanit.
Edhe sot monumenti shfrytëzohet për banim. Kati përdhesë është i destinuar si muze dhe është i hapur për vizitorët.
Kulla e Haxhi Osë Miftarit është aset me vlera specifike si në aspektin arkitektonik, poashtu edhe në atë historik, kulturor, shkencor, material e shpirtëror.
Gjer tani nuk kemi informata për ekzistencën e ndonjë një objekti të ngjashëm në Kosovë, prandaj vlerësojmë se meriton trajtim të veçantë dhe kujdes të vazhdueshëm.
Monumenti ruan gjendjen burimore me integritet të pa cenuar.

1.Emertimetdhereferimet
– Emri: Kulla e HaxhiOseMiftarit
– NumriUnik: 002832
– Klasa: Monument
– Institucioni: QRTK – Pejë

2.Lokacioni:
– Shteti: Kosovë
– Komuna: Deçan
– Qyteti-Fshati: Isniq
– Lokaliteti: Isniq
– KodiPostar: 51000
– Emriirruges: Isniq

3.Llojifunksionaldhedatimi
– Lloji(tipi): Kullë
– Periudha:Moderne
– Shekulli: XIX

4.Statusi
– Llojiimbrojtjes: Nënmbrojtjetëpërkohshme
– Data e mbrojtjes: 2012
– Pronesia: Private
– Pronari: SaliOsdautaj