
21 Feb Kulla e Haxhë Alisë-Pobergjë, Deçan
Kulla e Haxhë Alisë e ndërtuar në shek.XIX-të nga mjeshtër dibran gjendet në lagjen e Haxhajve të fshatit Pobergjë të Deçanit.
Karakterizohet me dyshekllëk guri i dalë nga muri perimetral, me gjithsej 12 hapje të vogla në formë gjysme harkore, të realizuara nga gurët e latuar.
Struktura e ndërtimit (rustika) të këtij objekti është tipike me kullat Dukagjinit, ku janë të kombinuar gurët lumor, gurët e përpunuar, druri dhe llaçi gëlqeror.
Ndërsa dritaret e dyert (me profile harkore të gurit) dhe qoshet e Kullës të muratuara nga gurët e latuar. Ndërtesa ishte e mbuluar me konstruksion druri, me çati katërujore, mbuluar me tjegulla tradicionale, qeramidhe.
Kulla e Haxhë Alisë e shtrirë në 3 etazhe kishte organizim thuaja të njëjtë me kullat tri katëshe të tipit me dyshekllëk guri .
Planimetrinë e katit përdhesë e përbënë hapësira e lirë njëpjesëshe, e cila shfrytëzohej si ahur. Në katin e parë gjendeshin dhoma e zjarrit, bulmetit dhe dhomat e fjetjes. Përderisa në katin e sipërm ishte oda e burrave me divanhane.
Përdhesa ishte hapësirë njëpjesëshe, e cila shfrytëzohej për ahur të bagëtive. Brenda hapësirës gjendeshin shtyllat vertikale nga druri. Mbi shtylla ishin të vendosura dy jastëkë nga druri i bungut. Poashtu gjendej qypria me dimensione 20×25 cm nga po i njëjti material. Mbi traun e qyprisë ishin të vendosura trajet e konstruksionit meskatesh nga druri.
Strukturë e njëjtë ndërtimore ekzistonte edhe në katin e parë. Ndërsa në katin e dytë trau mbajtës (qypria) qëndronte në drejtim të tërthorët. Sipër tij ishin trarët e tavanit të profilizuara, në të cilat ishin të vendosura dërrasat-shikllat.
Muret ndarëse formoheshin nga struktura e kombinuar me shtylla, trarë horizontale te suvatuar në të dy anët me llaç gëlqeror.
Dyshemeja e përdheses ishte nga dheu. Përderisa në të dy katet dyshemetë ishin të shtruara me dërrasa.
Në përdhesë shkallët e drurit krijonin komunikimin me katin e parë, gjersa vazhdonin edhe në katin e sipërm.
Monumenti në fillim të viteve 40-ta kishte pësuar disa transformime, si në konstruksionin e shkallëve të jashtme, të cilat nga kati i parë, kanë vazhduar edhe në katin e sipërm. Gjithashtu transformime kanë pësuar edhe hapësirat e brendshme. Ndërsa në anën veriore kulla ka fituar një aneks me disa dhoma te cilat kanë shërbyer për fjetje, meqë familja ishte rritur në numër.
Kjo banesë fshatare-kullë ishte shfrytëzuar për banim gjer në luftën e fundit në Kosovë. Mirëpo forcat serbe gjatë luftës e shkatërruan me granatime të shumta. Si rrjedhojë, kulla ka pësuar dëme jashtëzakonisht të mëdha.
Vetëm një pjesë e mureve perimetrike ka arritur të mbijetoj. Muri në anën perëndimore është në gjendje më të mirë,ndërsa muri në anën veriore mungon pothuajse tërësisht. Me shkatërrimin e mureve perimetrike janë shkatërruar edhe disa elemente me rendësi për ketë objekt,si dysheklleku dhe dritaret në tërë perimetrin e objektit. Poashtu mungon në tërësi konstruksioni i ndërtesës duke filluar nga shtyllat ne përdhese deri te kulmi. Grumbujt e gurëve nga muret e shkatërruara vërehen kudo, si brenda ashtu edhe jashtë (oborr).
Kulla që nga paslufta është e pashfrytëzuar duke pritur momentin që të restaurohet.
1.Emertimetdhereferimet
– Emri: Kulla e HaxhëAlisë
– NumriUnik: 004174
– Klasa: Monument
– Institucioni: QRTK – Pejë
2.Lokacioni:
– Shteti: Kosovë
– Komuna: Deçan
– Qyteti-Fshati: Pobergj
– Lokaliteti:
– KodiPostar: 51000
– Emriirruges: Pobergj
3.Llojifunksionaldhedatimi
– Lloji(tipi): Kullë
– Periudha:Moderne
– Shekulli: XIX
4.Statusi
– Llojiimbrojtjes: Nënmbrojtjetëpërkohshme
– Data e mbrojtjes: 2012
– Pronesia: Private
– Pronari: Ahmet Haxhaj