Kulla e Demëukëve Deçan

Kulla si banesë e fortifikuar e familjes Demëukaj gjendet në Kompleksin e vjetër të Deçanit dhe është ndërtim i realizuar nga mjeshtrit shqiptar që kishin një traditë të gjatë në këtë lloj ndërtimi. Kjo kullë i takon gjysmës së dytë të shek. XIX dhe ka rëndësi të veçantë sepse i takon variantës me dyshekllëk, galeri të gurit që del në formë qoshku në të dy anët e fasadës së objektit.
Arkitektura e ndërtesës është tipike për kullat e Rrafshit të Dukagjinit.Teknika e ndërtimit është me gurë të latuar dhe më pak të latuar,e njohur si rustika. Ka çati të thjeshtë katërujore, me konstruksion druri mbuluar me tjegulla.

Kulla kishte funksion të banimit dhe shtrihet në tri etazhe, me ahurin si hapësirë njëpjesëshe në përdhese,me dhomat në katin e parë si dhe odën e burrave në etazhin e fundit.
Një nga karakteristikat e kësaj kulle është pjesa e nevojtores e cila është e ndërtuar nga toka e jo si konzolë.
Kulla e Demëukëve si dhe i tërë kompleksi i vjetër i Deçanit gjatë vitit 1998 u granatua dhe u dogj nga forcat ushtarake e policore serbe. Nga monumenti ngelën vetëm muret konstruktive dhe atë në gjendje tejet të rëndë.
Në vitin 2001 (për shkaqe pronësie) sipas projektit u vendos që Kulla të dislokohet. Dhe gjatë rindërtimit të saj, gjatë punëve operative (pavarësisht se është ruajtur origjinaliteti si tërësi) janë përvjedhur disa lëshime dhe mangësi të cilat mund të vërehen kryesisht në objektet e dislokuara.

1.Emertimetdhereferimet
– Emri: Kulla e DemëUkëve
– NumriUnik: 002058
– Klasa: Monument
– Institucioni: QRTK – Pejë

2.Lokacioni:
– Shteti: Kosovë
– Komuna: Deçan
– Qyteti-Fshati: Deçan
– Lokaliteti: Deçan
– KodiPostar: 51000
– Emriirruges: Rr. Mehmet UkaNr 45

3.Lloji funksionaldhedatimi
– Lloji(tipi):Kullë
– Periudha:Moderne
– Shekulli: XIX

4.Statusi
– Llojiimbrojtjes: Nënmbrojtjetëpërkohshme
– Data e mbrojtjes: 2012
– Pronesia: Private
– Pronari: HaxhiAvdylDemëukaj