Kulla e Ali Isuf Mataj-Pobergjë, Decan

Ndër të paktat kulla të fshatit Pobergjë, që deri diku ka ruajtur gjendjen e saj autentike është Kulla e Ali Jusuf Mataj e cila është ndërtuar në fund të shekullit XIX. Si ndërtim përmban arkitekturë tipike të Kullës së Rrafshit të Dukagjinit.
Kulla trekatëshe (sipas njehsimit popullor) karakterizohet me dyshekllëk guri i cili është në kuadër të murit perimetral, pra nuk ka dalje (anëcak) por është në vijë me murin.
Struktura e ndërtimit është tradicionale, me mure të gurit të latuar në kënde dhe me gurë të parregullt në pjesët tjera. Dritaret janë të përziera nga pikëpamja e formës, ato janë tipike tradicionale me formë harkore nga gurët e latuar, por edhe me hapje të reja pa ndonjë formësim. Me kulm nga konstruksioni drurit, kulla ka çati katërujore, mbuluar me tjegulla tradicionale – qeramidhe.

Baza e objektit është drejtkëndore me dimensione 9.31mx10.55m.
Në përdhesë kemi hapësirë një pjesëshe, ku gjendet vetëm një shtyllë (dyrek) vertikale nga druri.
Në afërsi të portës hyrëse me kapak druri me profile harkore nga guri i latuar, gjenden shkallët e drurit që krijojnë lidhshmërinë me kate.
Në fasadat e përdheses kishte disa hapje të vogla (frenxhi) të cilat nuk krijonin ndriçim të mjaftueshëm. Kjo hapësirë është përdorur si ahur për kafshë. Ndërsa në kat gjenden dhoma e zjarrit, e bulmetit dhe dhomat e fjetjes (qilarët).
Kati i tretë përfshin oden e burrave me pjesën e dyshekllëkut (divanhanen ), hajatin e ngushtë dhe nyjën sanitare.
Përgjatë kohës monumenti ka pësuar transformime.
Në të kaluarën kishte edhe shkallët e jashtme të cilat tani më nuk ekzistojnë.
Fasadat e kullës janë mjaft të dëmtuara. Ato i janë ekspozuar shkatërrimeve kontinuale të cilat kanë ndodhur nëpër kohë të ndryshme.
Gjendjen burimore të fasadave e dëshmojnë vetëm dy dritaret e odës së burrave si dhe porta hyrëse me kornizën e saj nga guri të cilat i kanë mbijetuar kohës. Kulla ka nevojë për ndërhyrje restauruese.

1. Emertimetdhereferimet
– Emri: Kulla e Ali IsufMataj
– NumriUnik: 004134
– Klasa: Monument
– Institucioni: QRTK – Pejë

2. Lokacioni
– Shteti: Kosovë
– Komuna: Deçan
– Qyteti-Fshati: Pobergjë
– Lokaliteti: Pobergjë
– KodiPostar: 51000
– Emriirruges: Pobergjë

3. Llojifunksionaldhedatimi
– Lloji(tipi): Kullë
– Periudha:Osmane
– Shekulli: XIX

4. Statusi
– Llojiimbrojtjes: Nënmbrojtjetëpërkohshme
– Data e mbrojtjes: 2012
– Pronesia: Private
– Pronari: Ali IsufMataj