21 Feb Kulla e Ali Demë Gecit Llukë e ultë, Deçan
Kulla e Ali Demë Gecit, gjendet në fshatin Llukë e ultë të Deçanit. Është ndërtuar në gjysmën e dytë të shekullit XVIII, nga familja Geci, familje kjo që duke qenë aktive qysh herët në Lëvizjen Kombëtare (në periudha të ndryshme kohore) kombit i dha tre Dëshmor.
Ndërtesa i takon tipit kullë, me elemente të stilit neoklasik. Ndërtimi është realizuar kryesisht nga gurët e latuar dhe paksa të latuar dhe i takon teknikës rustika.
Karakterizohet si ndërtim i veçantë arkitekturor me vlera të theksuara artistike e tradicionale. Krahas eksterierit që shquan për veçanti stilistike , edhe enterieri i ndërtesës përmban vlera përmbajtjesore estetiko-artistike.
Kulla si banesë e fortifikuar, kishte funksion të banimit dhe shtrihej në tre etazhe, me dimensione: 10,70m x 9,70m, ku çdo ambient ka pasur funksion të caktuar.
Përdhesa ishte i dedikuar për ahur, në kat shtriheshin tre odat e banimit, banjoja dhe korridori i vogël në të cilin ndodheshin shkallët për katin e lartë. Kurse në katin e sipërm ishin oda e burrave, divahanja dhe dyshekllëku i murosur me gurë, i dalë në të dy anët e fasadave . Kulmi është katër ujor, i mbuluar me tjegulla.
Përpos vlerave arkitekturore, etnologjike, e artistike, kulla ka rëndësi të veçantë historike, sepse i takon familjes në zë të Demë Ali Pozharit , i cili ka hyrë në analet e historisë moderne si njëri ndër luftëtarët më të devotshëm dhe ndër organizatorët e ideologët e lëvizjes kombëtare të kohës.
Si e tillë Kulla përgjatë historisë mbeti vendtakim i ideologëve dhe prijësve të njohur të kombit shqiptar duke qenë bazë e vendosjes së aktivisteve të dalluar të LKSH si: Mic Sokali, Binak Alia, Jakup Ferri, Haxhi Zeka, Hasan Prishtina, Bajram Curri dhe shumë burrave tjerë shqiptar.
Ndaj edhe u shënjua në sy të armikut, ku në vitin 1919 u dogj nga ushtria serbo-malazeze. Të njëjtin fat pati edhe në luftën e vitit 1999, ku u granatua dhe u dogj nga serbet.
Monumenti gjithashtu ka vlerë te rëndësishme në aspektin shoqërorë, jo vetëm për familjen që e shfrytëzonte për nevoja jetësore por edhe për rrethin e gjerë. Në të kaluarën dhe sot vazhdon të jetë vendtakim i qytetareve për çështje të rëndësishme kombëtare. Aktualisht shfrytëzohet për banim.
Kulla është restauruar në vitet 2008-2009 nga MKRS dhe pas restaurimit i është kthyer pamja origjinale.
Kulla e Ali Gecit është nje monument shumë i veçantë, mbetet shembull tipik i kullave tradicionale me dyshekllëk të gurit.
Përpos vlerave arkitekturore, etnologjike, e artistike, kulla ka rëndësi të veçantë historike, duke qenë bazë e vendosjes së aktivisteve të dalluar të LKSH-së.
1. Emertimetdhereferimet
– Emri: Kulla e Ali Gecit
– NumriUnik: 002055
– Klasa: Monument
– Institucioni: QRTK – Pejë
2. Lokacioni
– Shteti: Kosovë
– Komuna: Deçan
– Qyteti-Fshati: Llukë e ulët
– Lokaliteti: Llukë e ulët
– KodiPostar: 51000
– Emriirruges: Llukë e ulët
3. Llojifunksionaldhedatimi
– Lloji(tipi): Kullë
– Periudha:Osmane
– Shekulli: XVIII
4. Statusi
– Llojiimbrojtjes: Nënmbrojtjetëpërkohshme
– Data e mbrojtjes: 2012
– Pronesia: Private
– Pronari: Ramë Tahir Gecaj