Kulla e Ali Avdijaj – Gramaçel – Deçan

Kulla e Ali Avdijaj në Gramaqel të Deçanit, si objekt banimi u realizua në fillim te shekullit XIX. Ajo paraqet shembull tipik të kullave të dukagjinit me dyshekllëk guri dal në formë anëcaku në dy fasadat e objektit.
Ndërtuesit ishin kryesisht mjeshtër të shkollës Dibrane, mirëpo gjatë ndërtimit ishin prezent edhe mjeshtër vendor të cilët shquheshin në drugdhendje të interierit të kullave.
Kulla e familjes Avdijaj luajti një rol me rëndësi në jetën e pronarëve të saj. Përveç qe kryente funksionin e banimit, ajo shfrytëzohej edhe për strehimin e bagëtive. Gjithsesi identifikohej si fortesë ngase përmbante elemente fortifikuese mbrojtëse.

Është ndërtuar me teknikën rusica, me gurë të palatuar, e të latuar, llaç gëlqeror dhe dru. Megjithatë guri i përdorur në muratim është i murrmë, gur ky që i takon kësaj treve. Ndaj ndërtimi me gur të tillë e bën kullën mjaft karakteristike, njëkohësisht e bën të veçohet nga kullat tjera. Kulmi i është me konstruksion druri, katër ujor, i mbuluar me tjegulla tradicionale.
Organizimi i brendshëm i kullës në të kaluarën ishte i njëjtë me kullat tjera dukagjinase. Megjithatë pas ndërhyrjes kulla ka pësuar disa transformime funksionale.
Në përdhesë për shkak të nevojave të reja të banimit nuk është më në funksion ahuri. Në kat gjenden dhomat dhe në katin e fundit kemi divanhanen dhe odën e burrave tek të cilat arrihet edhe nëpërmjet shkallëve të brendshme. Gjithashtu kulla përmban edhe shkallët e jashtme nga druri të mbuluara me strehë. Këto shkallë krijojnë komunikimin e drejtëpërdrejtë nga përdhesa në katin e fundit
Fasadat pas restaurimit janë kthyer deri diku në gjendjen e tyre burimore dhe kjo vlen më së shumti për pjesën e dyshekllëkut dhe në përgjithësi për katin e lartë. Edhe Dritaret kanë formën e gjendjes fillestare, përfshirë ato të odës së burrave dhe të dyshekllëkut.
Pra monumenti është në gjendje të mirë dhe shfrytëzohet për banim.
Është restauruar nga vet pronari.

1. Emertimetdhereferimet
– Emri:Kulla e Ali Avdija
– NumriUnik: 004148
– Klasa: Monument
– Institucioni: QRTK – Pejë

2. Lokacioni
– Shteti: Kosovë
– Komuna: Deçan
– Qyteti-Fshati:Gramaqel
– Lokaliteti: Gramaqel
– KodiPostar: 51000
– Emriirruges: Gramaqel

3. Llojifunksionaldhedatimi
– Lloji(tipi): Kullë
– Periudha: Moderne
– Shekulli: XIX

4. Statusi
– Llojiimbrojtjes: Nënmbrojtjetëpërkohshme
– Data e mbrojtjes: 2012
– Pronesia: Private
– Pronari: Mehmet Avdija