Të dhënat mbi rutën turistike

Emri i rutës Via Dinarica Informacioni i detyrueshëm Fotografia e rekomanduar
Hyrje Via Dinarica është një koncept i cili ndërlidh shtat vende dhe territoret përmes të cilave shtrihet vargmali i Alpeve Dinarike: që nga Sllovenia deri në veri të Shqipërisë. Via Dinarica është një shteg për alpinistët, çiklistët dhe adhuruesit e bjeshkëve që e vizitojnë Harkun Dinarik si turistët, por njëkohësisht edhe një platformë për zhvillim dhe avancim të kushteve të jetesës të njerëzve që jetojnë në këto treva. Ruta Via Dinarica përbëhet nga tre drejtime kryesore (korridore). Linja e kaltër përcjellë bregun e Adriatikut duke lidhur bjeshkët e Dinarideve pranë bregdetit, linja e bardhë përfshinë Dinaridet e larta, ndërsa linja e gjelbër përfshin Dinaridet e brendshme. Përmes Malit të Zi shtrihet në gjatësi prej afro 600 km, duke kaluar nëpër tre parqe kombëtare: Durmitor, Biogradska gora dhe Bjeshkët e Nemuna dhe vazhdon në drejtim të Kosovës përmes Parkut kombëtar Bjeshkët e Nemuna.

 

Përmes Malit të Zi, Via Dinarica lidh sigurisht edhe zonat më të bukura bjeshkore që ndodhen në këtë territor. Nga parqet kombëtare të mbrojtura nga UNESCO, liqeneve akullnajore, lumenjve të pastra, përmes kullosave të papara dhe pyjeve të paprekura dhe të ruajtura drejt Bjeshkëve të Nemuna.

 

Në hyrje të Malit të Zi nga drejtimi i Bosnje-Hercegovinës do të hyni në zonën e parkut kombëtar Durmitor, që është në listën e UNESCO-stë trashëgimisë kulturore dhe natyrore botërore. Numri i madh i liqeneve dhe majave prej ka shtrihet një pamje magjepse do t՚ju lënë pa fjalë. Në qendër të parkut kombëtar është qyteza e Zhablkaut, në lartësi mbidetare prej 1456m, e cila mban titullin e vendit më të lartë të populluar në Ballkan dhe këtu mund të gjeni një ofertë të llojllojshme turistike.

Mandej ruta na çon përmes maleve të Sinjajevinës dhe kullosave pafund drejt Parkut kombëtar Biogradskagora dhe bjeshkës Bjellasica, po ashtu të pasur me liqene akullnajore. Në tëbane mund të shijoni prodhime tradicionale dhe gjelle karakteristike të kësaj zone. Pastaj, përmes Parkut të natyrës Komovi, ruta çon ka Bjeshkët e Nemuna. Maja më e lartë e Malit të Zi ndodhet në Bjeshkët e Nemuna (2.535m). Në Bjeshkët e Nemuna janë madje 50 maja më të larta se 2000 m dhe 20 maja mbi 2500 metra të lartësisë mbidetare.

 

Rutën mund ta kaloni në tërësi, ose vetëm një pjesë të saj. Nevojitet që me kujdes të planifikoni udhëtimin dhe paraprakisht të rezervoni akomodimin, si në shtëpitë bjeshkatare ashtu dhe në amvisëritë fshtarae që ndodhen përgjatë rutës.

 

Tipi i shtegut Shtegu është
A.      qarkor
B.      i drejt x
Qëllimi i shtegut Shtegu është i qëlluar për:
A.      ecje x
B.      çiklizëm
C.      kalërim
D.      skijim
E.       ecje me pallaska dëbore
F.       vozitje të motoçikletave
G.     Foristrada  (nuk guxohet të vozitën motorët dhe foristradat jashtë rrugëve të paasfaltuara!)
Lokacioni i shtegut Rrumbullakoni opsionin:
A.      Urban
B.      Rural
C.      Bjeshkor x
Tema e shtegut Rrumbullakoni temën e rutës, ose shtoni temën e re, nëse opsioni nuk është ofruar:
Fshatare (përfshin disa fshatra, paraqet mënyrën e jetesës në fshat, arkitekturën fshatare, etj.)
Ruta kulturo-historike (përfshin disa monumente kulturo-historike)
Atraksione natyrore (shpellat, liqenet, ujëvarat, etj.) x
Udha e bimëve
Ngjitja në maje
Habitatet shtazore
Tjetër _____________
Shtegu zyrtar A është shtegu i përfshirë në regjistrin e shtigjeve alpiniste ose çikliste të Malit ët Zi?
A.      PO x
B.      JO
C.      Nuk e di
Numri i shtegut Nëse është në regjistër, shkruani numrin e shtegut
Markacioni në shteg Vlerësoni cilësinë e markacionit në këtë mënyrë:

1.       Shtegu nuk ka markacion, pasi nuk është shteg zyrtar

2.       Shtegu nuk ka markacion, edhe nëse është shteg zyrtar

3.       Shtegu e ka markacionin,por të vjetër dhe të padukshme

4.       Shtegu e ka markacionine dukshëm, por që nuk është e sistematizuar mirë

5.       Shtegu e ka markacionin e dukshëm dhe të sistematizuar

 

 

 

 

 

X

X
Sinjalizimi në shteg (udhërrëfyesit, piktogramet, shenjat e lokacioneve) Vlerësoni cilësinë e sinjalizimit në këtë mënyrë:

1.       Shtegu nuk ka sinjalizim, pasi nuk është shteg zyrtar

2.       Shtegu nuk ka sinjalizim, edhe nëse është shteg zyrtar

3.       Shtegu e ka sinjalizimin të vendosur në mënyrë sporadike

4.       Shumica e sinjalizimit është aty, por në disa vende mungojnë udhërrëfyesit, ose piktogrami, ose janë zbehur nga koha.

5.       Shtegu e ka sinjalizimin e mirë dhe të plotë

 

 

 

 

 

 

X

X
Kalueshmëria e shtegut Vlerësoni shtegun në këtë mënyrë:

1.       Shtegu nuk shihet, krejtësisht është mbuluar nga bari dhe çarravalle, nevojitet pastrimi dhe prerja e degëve, lëvizja është e vështirë

2.       Shtegu duket, por në disa vende është mbuluar nga çarravalle dhe degët, por mund të thuhet se është e kalueshme

3.       Shtegu është krejtësisht i dukshëm dhe i kalueshëm

 

 

 

 

 

X

Karakteristikat teknike Vlerësoni nga 1 deri në 5. 1 do të thotë se shtegu nuk ka kërkesa teknike, që përveç pajisjeve të zakonshme, siç është mbathja e përshtatshme, nuk nevojitet asnjë lloj pajisjeve të tjera, se nuk ka pjesë të rrezikshme që do të kërkonin, për shembull, ngjitjen në shkëmbe, litarët etj.5 do të ishte shtegu që kërkon pajisjet dhe aftësitë e veçanta për ngjitje.
Kërkesat fizike Vlerësoni nga 1 deri në 5. Nëse shtegu është i lehtë, pa ngjitje të mëdha, e vlerësoni me 1, nëse ngjitja është e madhe dhe kërkon përgatitjen e shkëlqyer fizike, e vlerësoni me 5.
Peizazhi Me disa fjalë përshkruani nëse shtegu kalon nëpër kullosa, terren shkëmbor, pyje, rrugë të paasfaltuara ose kombinim të këtyre terreneve. Nëse është kombinim, vlerësoni përqindjen

A.      Kullosat ____%

B.      Pyjet ______%

C.      Shkëmbinjtë ____%

D.      Pyjet ____%

E.       Moçali ____%

F.       Asfalti ____%

G.     Rruga e paasfaltuar ____%

H.      Shtegu për ecje ______%

I.        Nuk ka shteg _______%

 

 

 

 

X
Flora në shteg X
Fauna në shteg
Pikat e rrezikshme Nëse shtegu ka pika kritike që mund të cenojnë sigurinë e kalimtarëve, të jepen të dhënat për këto. Për shembull, shkrepa, shembje, ortek, vrimë, ngjitje e madhe etj. Nëse është e mundur, shënoni waypoint-at për pikat e rrezikshme. X X
Pamja nga shtegu X
Burimet Jepni waypoint-atpër burimet në shteg X X
Pika vrojtimi Jepni waypoint-at për vendet prej ka shtrihet pamja e bukur, qofshin në vetë shtegun ose diku në afërsi të tij X
Strehimet Nëse ekzistojnë, jepni waypoint-at X
Shërbimet në shteg – pikat e pushimit dhe ushqimi Jepni emrat dhe waypoint-at nëse ka pika pushimi, sipas këtyre kategorive:

–          Vetëm pikë pushimi – stolat në natyre, pas shërbim

–          Kafene, bujtinë, amvisëri shtëpiake

–          Dyqane

X X
Vende për akomodim Jepni emrat dhe waypoint-atpër objekte për akomodim në shteg ose në afërsi të tij. Përshkruani si:

–          Shtëpi bjeshkatare

–          Akomodim privat

–          Amvisëri fshatare (duke përfshirë edhe tëbanat)

–          Hotel

–          Eko katund

X X
Historiku i shtegut Via Dinarica është një korridor që ndërlidh shtatë vendet e Ballkanit Perëndimor. Përveç alpinizmit, çiklizmit, skijimit, raftingut dhe aktiviteteve të tjera të shumta outdoor, vizituesit mund të njihen me mënyrën tradicionale të jetesës dhe të shijojnë kuzhinën tradicionale. Këto mund t՚i shijojnë posaçërisht në katunde.

Sipas revistës Outside, Via Dinarica është shpallur për Shteg të ri mi i mirë i vitit 2014, sipas revistës Paste për Shteg më të mirë bjeshkor për vitin 2015, kurse revista Wanderlust në vitin 2016 e ka shpallur për destinacionin që duhet parë. The Guardian dhe National Geographic Traveler e kanë shpallur për destinacionin më të mirë në botë për vitin 2017.

Pasuritë kulturore në shteg Nëse në shteg ka ndonjë pasuri e trashëgimisë kulturore të trevave tona, siç janë mullinjtë e vjetër, monumentet, rrënojat e ndonjë arkitekture tradicionale, por edhe amvisëritë tradicionale fshatare, katundet, tëbanat etj. jepni përshkrimin me disa fjalë që mysafiri të dinë se çfarë mund të shohin atje. Po ashtu, të pyetën vendasit nëse ka ndonjë legjendë ose përrallë për ndonjë eveniment që ka ndodhur që turisteve do të ishte interesant për ta dëgjuar. X X
Periudha Nga maji deri në nëntor X
Rekomandimet për siguri Çdoherë me kujdes planifikoni qëndrimin në natyrë sipas mundësive të veta.

Rekomandohet alpinizmi në grup.

Siguroni veshmbathjen e përshtatshme, mjetet për orientim (harta-udhërrëfyesi, kompasi ose GPS), mbrojtjen nga moti i ligët, llambë dore me bateri, ujë dhe ushqim, ndihmën e parë, bilbilin sinjalizues.

Duke marrë në konsideratë se shtegu çon përmes kufijve të shteteve ku nuk ka kalim kufitar zyrtar, doemos të kontaktoni policinë kufitare.

X
Procedurat ndërkufitare Pasi shtegu Via Dinarica çon përmes zonës ndërkufitare, ku nuk ka kalim kufitar zyrtar, alpinistët që planifikojnë të kalojnë kufirin këtu paraprakisht duhet të njoftojnë policinë kufitare. Procedura është kjo:

Në Mal të Zi:

–          Duhet të paralajmëroni hyrjen ose daljen e grupit alpinist nga Mali i Zi dhe ata policisë kufitare në e-mail adresë: igplav@t-com.me. Telefoni për kontakt: +382 67 469 710

–          Do ta fitoni një formular të aplikimit të cilin duhet ta plotësoni me të dhëna të personave dhe udhëtreguesin e grupit alpinist.

–          Për kalimin e çdo personi duhet paguar taksa prej 5 euro në xhirollogari të Policisë kufitare: 840-00000000000080-82, numri referues: 30204-13-006-100000.

–          Rekomandohet që të paraqitet formulari i aplikimit për kalim së paku tri javë përpara, por në disa raste mund të pranohet edhe lajmërimi i kalimit në një afat më të shkurt.

Në Kosovë:

–          Nëse hyni në Kosovë nga Mali i Zi, ose anasjelltas, do të duhet të njoftoni policinë kufitare të Kosovës.

–          Njoftoni policinë për kalimin e planifikuar së paku 10 ditë përpara në  e-mail adresë: pashuk.pepaj@kosovopolice.com. Do ta fitoni një formular të aplikimit të cilin duhet ta plotësoni me të dhëna të personave dhe udhëtreguesin e grupit alpinist.

–          Formularin e aplikimit të plotësuar, me nënshkrim dhe vulë, dhe me faqe të parë të pasaportave të çdo alpinistit dhe të udhëtreguesit duhet ta nisni mbrapsht Policisë së Kosovës.

–          Telefoni për kontakt: +381 390 320 318

+377 44 133 769

–          Për kalimin e kufirit nuk paguhet asnjëfarë takse Policisë së Kosovës.

A rekomandohet udhëtreguesi Nëse shtegu është kërkues, dhe mysafiri nuk ka mjaft përvojë, a rekomandohet udhëtreguesi bjeshkatar për arsye të sigurisë së mysafirit dhe si të kontaktohet udhëtreguesi – jepni kontaktet. Nëse shtegu e ka historinë që duhet treguar, a rekomandohet guidi turistik, dhe ofroni kontakte. X
Detyrimisht të parqiten GPS trak për shtegun

Waypoint-at për lokacionet

Fotografitë

Data ku është bërë log

Emri i personit ose personave të përgjegjshme për log, si dhe të dhënat e kontaktit

A e paraqitni shtegun në emër të klubit, emri dhe adresa e klubit

X
Qasshmëria e sinjalit GSM Tregoni operatorin celular të cilin e keni përdorur gjatë krijimit të rutës, cilësinë e GSM sinjalit (celular)në rutë dhe a ka internet celular dhe cilësinë e tij (3G, Edge). Sipas mundësisë paraqitni në doje kryesore edhe waypoint-at e zonave që nuk janë të mbuluara me sinjal. Waypoint ta emëroni me , nuk ka sinjal 1, nuk ka sinjal 2, dhe ashtu me radhë.
Propozimi për avancim të rutës Çfarë nevojitet të bëhet për të përmirësuar këtë rutë për ardhje të mysafirëve, p.sh. a nevojitet të shënohen burimet, të vendoset markacioni ose sinjalizimi, a duhet siguruar pikat kritike, të vendosen mobilet për pikat e vrojtimit turistik, pikat  pushimi, strehimet etj.

 

Detajet teknike Gjatësia
Pika më e lartë
Pika më e ulët
Ngjitja totale