PROCEDURE ZA PRELAZAK GRANICE

PROCEDURE ZA PRELAZAK GRANICE

KËRKESË PËR KALIM KUFIRI
KONTAKTI
PROCEDURA

Procedurat – Paralajmërimi

 

Pasi shtigjet bjeshkore çojnë përmes zonës ndërkufitare ku nuk ka kalim kufitar zyrtar, alpinistët që planifikojnë të kalojnë kufirin këtu janë të obliguar që paraprakisht të njoftojnë policinë kufitare. Procedura është siç vijon:

Në Mal të Zi:

  • Duhet të paralajmëroni hyrjen ose daljen e grupit alpinist nga Mali i Zi dhe ata policisë kufitare në e-mail adresë: igplav@t-com.me. Telefoni për kontakt: +382 67 469 710
  • Do ta fitoni një formular të aplikimit të cilin duhet ta plotësoni me të dhëna të personave dhe udhëtreguesin e grupit alpinist.
  • Për kalimin e çdo personi duhet paguar taksa prej 5 euro në xhirollogari të Policisë kufitare: 840-00000000000080-82, numri referues: 30204-13-006-100000.
  • Rekomandohet që të paraqitet formulari i aplikimit për kalim së paku tri javë përpara, por në disa raste mund të pranohet edhe lajmërimi i kalimit në një afat më të shkurt.

 

Në Kosovë:

  • Nëse hyni në Kosovë nga Mali i Zi, ose anasjelltas, do të duhet të njoftoni policinë kufitare të Kosovës.
  • Njoftoni policinë për kalimin e planifikuar së paku 10 ditë përpara në e-mail adresë: pepaj@kosovopolice.com. Do ta fitoni një formular të aplikimit të cilin duhet ta plotësoni me të dhëna të personave dhe udhëtreguesin e grupit alpinist.
  • Formularin e aplikimit të plotësuar, me nënshkrim dhe vulë, dhe me faqe të parë të pasaportave të çdo alpinistit dhe të udhëtreguesit duhet ta nisni mbrapsht Policisë së Kosovës.
  • Telefoni për kontakt: +381 390 320 318

+377 44 133 769

Për kalimin e kufirit nuk paguhet asnjëfarë takse Policisë së Kosovës.

 

Në Shqipëri:

  • Nëse hyni në Shqipëri ose anasjelltas duhet të merrni pëlqimin e policisë.
  • Hyrja dhe dalja e grupit alpinist duhet të paralajmërohet në e-mail adresë: zyle@asp.gov.al
  • Duhet plotësuar formularin e paraqitjes për personat dhe udhëtreguesin e grupit alpinist.
  • Hyrja dhe dalja duhen të paraqiten 15 ditë përpara.
FORMA E APLIKIMIT